LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -4° clearsky_night

Objekti i shkollës “Tefik Çanga” dhe “Ahmet Hoxha” janë qendrat më të mëdha të votimit në Ferizaj

Objekti i shkollës “Tefik Çanga” dhe “Ahmet Hoxha” janë qendrat më të mëdha të votimit në Ferizaj

Në Komunën e Ferizajt, sipas listave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë gjithsejtë 119 mijë e 97 votues me 49 qendra të votimit dhe me një qendër me kusht. Por dy qendrat më të mëdha me nga 9 mijë votues janë objekti i shkollës “Tefik Çanga” dhe “Ahmet Hoxha” në qendër të qytetit të Ferizajt.

Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, ka thenë për Telegrafin, se në këto dy qendra sikurse në të gjitha qendrat e tjera janë bërë përgatitjet e nevojshme dhe procesi po ecën pa ndonjë incident.

“Në orët e hershme të mëngjesit fluksi i qytetarëve për të votuar është më i vogël, por shpresojmë se do të rritet numri i votuesve gjatë ditës. Ekipet për të gjitha qendrat janë të trajnuar dhe urojmë që gjithçka të ecë më së miri deri në fund të procesit”, ka thënë Rexha./Telegrafi/