LAJMI I FUNDIT:

Obama: Shteti Islamik është në defensivë

Obama: Shteti Islamik është në defensivë

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS, ISIL) në Siri dhe Irak, e ka vënë këtë grup në defansivë, duke e ngushtuar territorin e tij dhe duke i marrë në shënjestër liderët e lartë.

“ISIL-i është në defansivë dhe ne jemi në ofensivë”, tha Obama, mbrëmë vonë, pas takimit me këshilltarët për siguri kombëtare në selinë e agjencisë CIA.

“Ne e kemi momentin dhe synojmë ta mbajnë këtë moment”, tha Obama.


Deri tash, janë ndërmarrë 11,500 sulme ajrore kundër caqeve të IS-it në Siri dhe Irak.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë sulmet kundër liderëve të ISIS-it, transmeton Rel.

“Çdo ditë liderët e IS-it zgjohen dhe e kuptojnë se mund të jetë zgjimi i tyre i fundit”, tha presidenti Obama.

Ai ka theksuar se përfundimi i luftës civile pesëvjeçare në Siri është madhore për disfatën e IS-it.

“Siç kam përsëritur, e vetmja mënyrë për ta shkatërruar ISIL-in në mënyrë të vërtetë është përfundimi i luftës civile në Siri, të cilën e ka shfrytëzuar ISIL-i”, tha Obama.

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori