LAJMI I FUNDIT:

Obama bën një skeç humori, para udhëtimit në Kubë (Video)

Obama bën një skeç humori, para udhëtimit në Kubë (Video)

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, vazhdimisht ia ka treguar botës anën e tij komike dhe të relaksit, në shumë emisione dhe intervista, ndërsa kësaj radhe ka zgjedhur të marrë pjesë në një skeç komik me humoristin e njohur kuban, Panfilo, pak para vizitës së tij historike në Kubë.

Skeçi është realizuar nga Ambasada amerikane në Havana, me ç’rast kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe komiku i njohur flasin për udhëtimin e presidentit.

Në përpjekje për të kontaktuar me Institutin meteorologjik në Casa Blanca, për të pyetur se a do të bie shi për ndeshjen e bejsbollit, Panfilo telefonon Shtëpinë e Bardhë dhe telefonin ia hap pikërisht presidenti.


Aktori Luis Silva, i cili portretizon karakterin e Panfilos, i thotë 54-vjeçarit që të mos marrë shumë gjëra me vete se do të ngecë në aeroport. Po ashtu, ai ia ofron krevatin e tij për të fjetur nëse nuk ka ku të qëndrojë.

Obama është presidenti i parë amerikan që viziton Kubën, 88 vjet pas ndërprerjes së marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Ai do të udhëtojë atje së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Shuma me të cilën Keanu Reeves u pagua për filmat e “The Matrix” është e paimagjinueshme

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori