Fotoja intime e Carlës së zhveshur, gruas së Presidentit 41-vjeçar të Francës, Nikolas Sarkozy, do të shkojë nën vigjilencë të plotë në një vend ankandi në Berlin.

Shkrepja seksi e bërë nga fotografja e njohur amerikane, Pamela Hanson, tregon supermodelen të shtrirë në shtrat dhe trupi i saj është pjesërisht i mbuluar nga një çarçaf i bardhë.

Në atë kohë, Zonja e Parë, të cilën tani e shohim shumë serioze në veshjen e saj, ishte vetëm 26 vjeç dhe shoqërohej me legjendën e rokut Mick Jagger.

Carla është një nga gratë më të fotografuara të botës dhe ankandet për shitjen e fotove të saj janë të shumta. Vitin e kaluar një foto portret i Carlës u shit në ankand për një shumë prej 68 mijë eurosh.

Një skicim nudo i brunes bukuroshe gjithashtu është shitur në Paris muajin e kaluar, si pjesë e një ekzibicioni të vajzave të modës, të quajtura "Pin-Up".

Presidenti Nikolas Sarkozi thuhet se nuk e ka pasur problem për imazhet e gruas së tij të bëra publike. Një burim nga pallati Elize thotë: "Ai e ka bërë të qartë se nuk ka probleme me këto gjëra, pasi ai e di që këto imazhe të gruas së tij janë bërë në mënyrë artistike. Disa mund të jenë dhe nudo, por ajo është një grua e bukur, e cila ka qenë modele dhe ka bërë foto, të cilat kanë vlera artistike".

Fotoja do të shitet në vilën e ankandeve Grisebach, në Berlin, më 4 qershor, pjesë e një ankandi të bërë për fotografët modernë dhe bashkëkohorë, me një çmim fillestar 3.500 euro.