Një nxënës i një shkolle të mesme katolike në Argjentinë, është filmuar duke ia drejtuar revolen në kokë profesorit, derisa ai ia kishte kthyer shpinën.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qershor në shkollën Emaus në El Palomar të Buenos Airesit, disa ditë para se nxënësit të shkonin në pushim veror, transmeton Telegrafi.


1 355

Videoja është bërë virale pasi u shpërnda në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse nxënësi 17-vjeçar emri i të cilit nuk është zbuluar shihet në video duke ia drejtuar revolverin e plastikës profesorit Eduardo Seco.

2 137

Pas publikimit të pamjeve kanë filluar hetimet, ku është bërë thirrje që nxënësit pjesëmarrës në këtë skenë të pakëndshme dhe prindërit e tyre të ndëshkohen. /Telegrafi/