LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 8° lightrain

Nxënës e studentë nga Shtimja vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri

Nxënës e studentë nga Shtimja vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se një grup nxënësish të shkollave të mesme dhe studentësh nga komunitetet e komunës së Shtimes kanë vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Sipas Policisë, kjo vizitë u mundësua nga këshilltarja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për çështje të Komuniteteve dhe kishte për qëllim njohjen nga afër me rolin dhe rëndësinë e Akademisë në përgatitjen e profesionistëve të sigurisë publike.

“Pjesëmarrësit u pritën nga përfaqësuesit të Akademisë, të cilët i informuan mbi programet e trajnimit, pajisjet bashkëkohore dhe metodat moderne të mësimdhënies. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të eksplorojnë ambientet e Akademisë dhe të njihen nga afër me sfidat dhe përgjegjësitë e forcave të sigurisë. Nxënësit dhe studentët u shoqëruan nga zyrtarë policorë të stacionit policor të Shtimes, të cilët ndanë përvojat e tyre profesionale dhe rëndësinë e angazhimit në këtë fushë”, thuhet në komunikatë.


Sipas Policisë, vizita u vlerësua si një përvojë e vlefshme për të rinjtë, duke i motivuar për një angazhim të mundshëm në sektorin e sigurisë publike./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dodik shfaqet nga Moska

Dodik shfaqet nga Moska

Bosnja
Gjermania

Gjermania "lë pas historinë" - fillon përgatitjet për luftë

Evropa
Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Lajme
Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Shëndetësi
Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Siguri
Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori