Ky është momenti kur një hedhje buqete shndërrohet në një sherr në një dasmë, pasi një grua u përpoq t’ia rrëmbente lulet nga dora një të ftuare tjetër.

Të shokuarit e panë gruan teksa ajo përpiqej t’i merrte lulet për vete, duke shpresuar të ishte “e ardhshmja në radhë” për martesë, transmeton Telegrafi.


Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë bërë virale dhe kanë nxitur një lumë kritikash por edhe tallje në llogari të gruas “rebele”.

Ajo çfarë është qesharake këmbëngulja e gruas, që me çdo kusht t’ia rrëmbejë nga duart buqetën me lule gruas që i kishte kapur e para.

Në anën tjetër, të pranishmit assesi të mund të ndaleshin duke qeshur me këmbënguljen e biondes, që krejt në fund u pajtua se nuk mund t’i marrë lulet. /Telegrafi/