Nushi publikon projektin e ri “Problem”

Reperi i njohur, Nushi po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore.
Edhe së fundmi, reperi ka lansuar një të tillë të cilën e solli të shoqëruar edhe me klip.
Kënga më e re e Nushit mban titullin “Problem”, për tekstin u kujdes vetë reperi.

Muzika u realizua nga po ashtu nga Nushi dhe Ace Yah, ky i fundit ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin. Ndërkaq realizimi i videoklipit i është besuar produksioni Image.

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e tij.
Kujtojmë që projekti i tij i fundit ishte "E urrej", një ripërpunim i këngës origjinale të Elita 5. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































