LAJMI I FUNDIT:

Nushi: Ata që dyshojnë se janë prekur nga coronavirusi të thërrasin numrin emergjent 194, këshillohen se a duhet të drejtohen në QMF apo QKUK

Nushi: Ata që dyshojnë se janë prekur nga coronavirusi të thërrasin numrin emergjent 194, këshillohen se a duhet të drejtohen në QMF apo QKUK

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, ka treguar masat preventive që i ka ndërmarrë Komuna ndaj përhapjes së coronavirusit.

Ai i ka lutur qytetarët që të lajmërohen fillimisht në numrin e urgjencave 194, ku mund të këshillohen se a duhet të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare apo QKUK.

“I lus qytetarët që të mos iu drejtohet drejtpërsëdrejti Klinikës Infektive, por fillimisht të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare. I lus që të lajmërohen fillimisht në numrin e urgjencave 194. Ky është numri i urgjencave ku qytetarët mund të këshillohen se a duhet të drejtohen në QMF apo QKUK”, tha ai për Klan Kosova.


Ai ka folur edhe për masat preventive që i ka ndërmarrë komuna e Prishtinës. “Masat preventive që i ka ndërmarrë Komuna e Prishtinës – ju e dini se nga e hëna është marrë vendimi për t’u mbyllur katër qendrat për të moshuarit – qëllimi i mbylljes ka qenë se kjo është grupmosha më e rrezikuar”.

“Pardje është marrë vendimit tjetër në nivel të komunës ku në përputhje me vendimin e Qeverisë janë mbyllur të gjitha shkollat në Komunën e Prishtinës. Po ashtu është marrë vendimi që të gjitha tubimet dhe aktivitetet kulturore si dhe lejet e lëshuara deri tani të pezullohen”.

Ai tha se të gjithë punëtorët e Komunës, posaçërisht ata që janë në kontakt me qytetarët janë të pajisur me maska, dorëza dhe dezinfektues ku që nga dje janë duke i përdorur.

“Hapësirat e objekteve të Komunës së Prishtinës dezinfektohen gjatë vikendit për shkak se gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë shërbime për qytetarët”.

Nushi ka theksuar se të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjarë janë të përgatitura për çfarëdolloj intervenimi që mund të ketë nevojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori