LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Stimulojmë investimet me masa konkrete ekonomike

Nuredini: Stimulojmë investimet me masa konkrete ekonomike

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, dje u paraqit si folës kryesor në konferencën “Rreth i Gjelbër Ekonomik” në Vjenë, në të cilën u prezantuan politika të qëndrueshme, inovative dhe të gjelbra, ide biznesi, produkte dhe kompani.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se zbatimi i agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një qëllim i qartë për vendin tonë, dhe prezantoi lidhjen e planifikuar të angazhimit kombëtar klimatik me masat e gjelbra për rimëkëmbjen nga kriza Kovid 19.

“Ne krijojmë dhe zbatojmë politika të zbatueshme të gjelbëra për të realizuar ‘Agjendën e Gjelbër’ në Ballkan si një qasje e re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rinovimin e ekosistemeve natyrore”.


“Çmitizojmë ekonominë e gjelbër duke u afruar deri te konsumatori, duke stimuluar investime private me masa konkrete të propozuara si efikasiteti i energjisë, energjia diellore, shërbimet e ekosistemit dhe lëvizshmëria elektronike. Ne jemi duke punuar për të siguruar një tranzicion të drejtë të energjisë në ekonomi duke krijuar vende të gjelbërta pune, mbështetje financiare të planifikuar sistematikisht për operatorët ekonomikë dhe amvisërite individuale”, deklaroi Nuredini në forum.

Para përfaqësuesve të qeverive, subjekteve afariste dhe institucioneve financiare, ai paraqiti legjislacionin tonë të krijuar të harmonizuar me nevojat e të gjithë palëve të tanguara, i cili do të zbatohet menjëherë, do të hapë mundësi të reja për zhvillim dhe përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori