LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Në korrik do të fillojë pastrimi i lindanit te deponia në OHIS

Nuredini: Në korrik do të fillojë pastrimi i lindanit te deponia në OHIS

Sot, janë dorëzuar pajisjet për kryerjen e analizave për lindanin në laboratorin shtetëror të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Me këtë rast, ministri Naser Nuredini ka deklaruar, se kjo do të mundësojë detektim të ndotësve në kohë, dhe se sipas planit të Qeverisë, në muajin korrik pritet fillimi i pastrimit të deponisë së vogël me lindan në ish hapësirat e kompanisë së OHIS.

“Ministria e ka dorëzuar planin dhe Qeveria e ka miratuar dhe presim të fillojmë realizimin e atij plani në muajin korrik. Ndërkohë ne do të angazhohemi që të informojmë qytetarët që të ndërmarrin të gjitha masat për t’u siguruar nga pastrimi”, tha Nuredini.


Sa i takon pastrimit të deponisë së madhe, “hap pas hapi” tha Nuredini.

Mbi 13.000 tonelata lindan i rrezikshëm gjendet në deponinë e vogël në OHIS dhe katër herë më tepër (mbi 50.000 tonelata) në deponinë e madhe. Nuk dihet edhe sa mijë tonelata kimikate kancerogjene ka në dy deponitë tjera, njëra në oborrin e fabrikës së mëhershme, ndërsa tjetra jashtë saj, në lokalitetin Pelenicë afër Draçevës. Insekticidi i rrezikshëm tani më pesë vite është një nga lokacionet më të nxehta ekologjike që vazhdimisht i kërcënohet Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori