Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim sot afaristin nga Skenderaj që vepron në Gjermani, Isak Neziri.

Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit rreth mbështetjes së sektorit privat dhe mbështetjes së kompanive kosovare për tregun gjerman, shkruan Telegrafi.


Nura e ka falënderuar Nezirin për gatishmërinë e tij që të mbështesë bizneset në Skenderaj.

Ai është shprehur mirënjohës për faktin se afaristi kishte ndihmuar qytetin e tij gjatë përmbytjeve të 19 janarit të vitit 2023. /Telegrafi/

465467582 963247179163999 1002301201224870365 n Pamje nga takimi