Nura dhe Lushtaku i ndajnë mirënjohje aktivistit që merret me dokumentimin e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë pritur sot në takim aktivistin që merret me dokumentimin e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë, Esat Shala.
Gjatë këtij takimi, Shalës i është ndarë një mirënjohje për nder të aktivitetit të tij, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit, kjo mirënjohje i është ndarë Shalës me motivacionin “për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por dhe dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë”.
“Me këtë rast, Shalës i është ndarë mirënjohje, në emrin e gjeneralit Lushtaku, me motivacion “për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por dhe dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë përmes grumbullimit dhe publikimit të videoxhirimeve autentike të luftës në Kosovë, duke punuar çdo ditë në misionin e tij të shenjtë për zbardhjen e të vërtetës së luftës në Kosovë!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

















































