Këtë vit, në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ numri i udhëtarëve ka shënuar rritje prej 12.5 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit paraprak.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari për informim në Aeroportin ‘Adem Jashari’, Bujar Gashi në një konferencë për media.
“Nëse e krahasojmë me numrin e udhëtarëve të një viti paraprak atëherë del që në aeroportin e Prishtinës kemi një rritje prej 12.5 përqind të udhëtarëve. Kjo vjen krejt si rrjedhojë e investimeve të Limak-ut në pajisje moderne dhe me staf profesional”, tha ai.
Në këtë konferencë është folur edhe për temën e akreditimit të Aeroportit në nivelin neutral të karbonit, zyrtari për informim Unidon Krasniqi, bëri të ditur se kanë arritur ta zvogëlojnë emetimin e gazrave për 24 përqind.
“Këtë vit kemi arritur që të zvogëlojmë emetimin e gazrave nga pajisjet tona operative për 24 përqind, e si pasojë jemi certifikuar në nivelin e fundit që është niveli plus 3 neutraliteti i programit të akreditimit të karbonit në aeroporte. Ky program është nën këshillin ndërkombëtar të aeroporteve dhe përfaqëson diku rreth 500 aeroporte. Të gjitha këto janë bërë me veprime konkrete nga ana jonë dhe kemi organizuar disa kampanja vetëdijësuese për stafin tonë në mënyrë që të kursehet energjia elektrike dhe shpenzimet e ujit. Përveç kësaj, edhe e kemi bërë zëvendësimin e pajisjeve të teknologjisë informative dhe ato që nevojiten për procesimin e udhëtarëve me pajisjet më të reja, në mënyrë që të zvogëlohen sa më shumë shpenzimet e energjisë. E kemi bërë edhe ndërrimin e pajisjeve të vjetra transportuese në platformën me pajisje më të reja, që operojnë me benzinë e cila është më e favorshm e për mbrojtjen e mjedisin”, tha ai.
Konferenca e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ u mbajt pas protestës njëorëshe të punëtoreve të Aeroportit të cilët po kërkojnë që kompania t’ua plotësojë kërkesat e tyre si dhe kanë kërkuar që të drejtat e tyre të mos shkelen siç këta punonjës po pretendojnë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës