Ndërtimet e banesave po shtohen çdo ditë e më shumë në Kosovë, ndërsa të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës theksojnë se një përqindje e madhe e këtyre banesave janë ende të pabanuara. Sipas ASK-së, vetëm në Prishtinë mbi 30 përqind e banesave janë të pabanuara.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se duhet bërë një analizë rreth këtyre vendbanimeve.
Sipas Gërxhaliut, në këto ndërtime kontribut të madh ka dhënë diaspora.
“Në rend të parë, duhet të kuptohet e vërteta e evidentuar nga regjistrimi i fundit i popullsisë dhe i pasurisë, ku vërehet se në Kosovë janë përafërsisht afër 600 mijë vendbanime dhe nga mesi i këtyre vendbanimeve janë afër 200 mijë të pashfrytëzuara, që nënkupton afër 33 përqind e objekteve të ndërtuara janë të pabanuara, që dëshmon një situatë që kërkon analizë të thelluar. Në këtë ndërtim, kontribut të madh ka dhënë diaspora”, është shprehur ai.
Tutje, ai thekson se komunat që janë më të populluara vërehen se kanë një zhvillim më të madh ekonomik.
“Në rendin e dytë, po e shihni sa është e rëndësishme zhvillimi ekonomik i komunave dhe po e shihni që komunat që janë më të populluara e kanë një hov të zhvillimit ekonomik, por është e vërtetë që një numër i madh i banesave janë të pabanuara”, pohon ai.

Gërxhaliu, mes tjerash, ka theksuar se nuk beson që në vendin tonë më vlen ligji për kërkesën dhe ofertën.
“Besoj që në Kosovë më nuk mund të vlejë ligji për kërkesën dhe ofertën, sepse po të ishte një ligj i tillë, me siguri do të kishte pasur ulje të çmimeve, do të kishim pasur oferta më atraktive, por jemi dëshmitarë të asaj që çmimet edhe më tutje janë mjaft të larta dhe kanë trend vërtet të rritjes. E, gjithë kjo dëshmon që definitivisht në Kosovë, pjesa dërmuese e remitancave, sasia e parave, është më e madhe sesa buxheti i Kosovës që miratohet në Kuvend”, deklaron ai.
Gërxhaliu tutje pohon se është diaspora ajo që shpenzon më shumë në Kosovë në blerjen e patundshmërisë, megjithatë ai shton se duhet të analizohet nëse ka hapësirë për pastrim parash.
“Diaspora shpenzon shumë më tepër, blerja e patundshmërisë nga diaspora është duke mbajtur këto çmime, por besoj që duhet të analizohet nëse ka edhe hapësirë për pastrim parash, sepse dikush që investon për të shitur apo për të pasur qarkullim, ka një ofertë të çmimeve, ndërsa në Kosovë nuk ka,” nënvizoi ai.
Eksperti i ekonomisë deklaron se sektori i ndërtimtarisë është ndër sektorët kryesorë në Kosovë që gjeneron punësim, shitje, transaksione bankare dhe në të njëjtën kohë rritet edhe prodhimi i materialit ndërtimor.
Sa i përket çmimeve të larta, Gërxhaliu pohon se mund të ketë ndonjë rënie të tyre në vitet e ardhshme.
“Trendet janë të tilla, ku çmimet po bien, besoj pas sezonit, dhe vitin e ardhshëm mund të ketë rënie çmimesh, përndryshe, nëse nuk ka shitje dhe ka hiperndërtim, atëherë Kosova do të jetë para një bllokade ekonomike. Çmimet duhet të lëvizin”, shton ndër të tjera ai.
Eksperti i ekonomisë pohon se krahas ndërtimit, prioritet duhet të jetë legalizimi, duke shtuar se “legalizimi duhet të jetë i mirëfilltë dhe i pranuar ndërkombëtarisht”.
Ndërsa, Faton Hoxha, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, për Telegrafin tha se shumica e banesave janë të pabanuara për shkak se janë blerë nga diaspora.
“Ndërtimi vazhdon për aq sa ka kërkesë për blerje. Në 5-6 vitet e fundit, pak a shumë e kemi të njëjtën sasi të metrit katror që lëshon leje Prishtina, këtë vit në gjashtë muajt e parë ka qenë më pak kërkesa. Tani për tani, përderisa ka kërkesa për leje ndërtimi dhe lejet po lëshohen, atëherë ndërtimi lidhet me kërkesën për blerje,” u shpreh ai.

Megjithatë, Hoxha thotë se çmimi i banesave nuk varet nga ajo se sa janë të banuara.
“Çmimin e banesave nuk e determinon sa janë të banuara ose jo; çmimin e determinon kostoja e ndërtimit dhe kostoja e tokës. Krahasuar me vendet e rajonit, sa është kostoja e tokës atje dhe sa është në Kosovë, çmimi i banesave në Kosovë mbetet më i ulët në rajon”, potencoi ai.
Ndryshe, sipas statistikave preliminare nga procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave, Kosova ka 1,589,659 banorë.
Nga ky proces i regjistrimit të popullsisë dhe pasurisë që u realizua në prill-maj 2024 është evidentuar një përqindje e lartë e banesave dhe shtëpive të pabanuara.
Pavarësisht që kryeqyteti është gjithmonë i kërkuar për banim, në bazë të statistikave del që 30.7 për qind e banesave dhe shtëpive janë të pabanuara./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Han të Elezit - në tri vetura sekuestrohen veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe artikuj të tjerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës