Numërohen kutitë e para në Pustec, si ndahen votat

Janë numëruar tre kutitë e para me vota në Pustec, ku shihet kryesimi i Partisë Socialiste ndaj koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Nga numërimi i këtyre tre kutive, PS ka siguruar 419 vota, ndërsa PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore 208 vota.
Në total, kjo bashki ka 8 kuti votimi, nga të cilat 3 janë numëruar tashmë. Me 5 kuti të mbetura, trendi i votave tregon se PS pritet të fitojë në këtë bashki minoritare.
Ndërkohë, në KZAZ-të e tjera po përfundon procesi i dorëzimit të kutive dhe pritet që numërimi të nisë para mesnate.
Vijon procesi i numërimit dhe brenda pak orësh mund të kemi edhe rezultatin e parë në këtë bashki, e cila ka numrin më të vogël të zgjedhësve.
Paralelisht me Pustecin po numërohen edhe votata e diasporës për qarkun e Korçës.
Kujtojmë se votat e diasporës do të numërohen në “Parkun Olimpik” ku janë ndarë 12 grupe numërimi për çdo qark.










































