LAJMI I FUNDIT:

“Nuk do t’i lija kurrë vajzat e mia” – Brooke Shields thotë se nuk e kupton se si e ëma e la të pozonte nudo në moshën 10 vjeçare dhe të luante rolin e një prostitute

“Nuk do t’i lija kurrë vajzat e mia” – Brooke Shields thotë se nuk e kupton se si e ëma e la të pozonte nudo në moshën 10 vjeçare dhe të luante rolin e një prostitute

Brooke Shields ka thënë së fundmi se kurrë nuk do t’i linte fëmijët e saj të merrnin pjesë në ‘pornografi’, ndaj së cilës ajo ishte e ekspozuar nga nëna e saj që në moshë të re.

Aktorja ishte vetëm 11 vjeçare kur u detyrua ta puthte Keith Carradinen, atëherë 27 vjeçar, në filmin e vitit 1978 “Pretty Baby”, në të cilin ajo luante një prostitutë.

57 vjeçarja theksoi tani se nuk po mund të kuptojë se si nëna e saj, Teri Shiels, nuk ndërhyri pasi zbuloi se vajzat e saj, Rowan, 19 vjeçe, dhe Grier, 16 vjeçe, refuzonin ta shikonin atë.


Foto: Getty Images

Në një klip nga dokumentari i ardhshëm “Pretty Baby”, Rowan tha: “Është pornografi për fëmijë! A do të na kishit lejuar ta bënim këtë në moshën 11-vjeçare?”.

U dhunua 30 vjet më parë, Brooke Shields flet për tmerrin që përjetoi: Është një mrekulli që mbijetova
Lexo po ashtu U dhunua 30 vjet më parë, Brooke Shields flet për tmerrin që përjetoi: Është një mrekulli që mbijetova

Shields përgjigjet ‘Jo’ pasi ajo është e pushtuar nga emocionet. Duke kujtuar bisedën, ajo tha për The Sunday Times: “Kjo ishte e vështirë për mua, të mos justifikoja nënën time ndaj tyre, por kur ata e pyetën, mendova: “O Zot, duhet ta pranoj këtë”.

Foto: Hulu

Nëna e yllit ishte e varur nga alkooli, gjersa ndërroi jetë në vitin 2012.

Aktorja ka larguar prej kohësh fajin me të cilin përballet nëna e saj – e cila lejoi Shields të pozonte nudo për “Playboy” në moshën 10-vjeçare, por tani Shields ka pranuar: “Nuk e di pse mendoi se ishte në rregull. Une nuk e di”.

Shields u shpjegoi dy vajzave të saj se nuk do t’i linte kurrë të shikonin filmin në të cilin ajo puthi një 27-vjeçar, ndërkohë që shfaqej edhe nudo.

Dokumentari me dy pjesë, i titulluar gjithashtu “Pretty Baby” do të shfaqet premierë më 3 prill në Hulu.

Foto: Getty Images

Me regji të Lana Wilson, dokumentari e ka marrë emrin nga filmi i Louis Malle i vitit 1978 “Pretty Baby”, një dramë për një punëtore të re seksi, të luajtur nga Shields, në New Orleans në 1917. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Kalo në kategori