Ministria e Bujqësisë ka angazhuar grupet e punës që do të propozojnë masat adekuate që të mos vijë deri tek shtrenjtimi eventual i bukës. Masa do të jenë shtesë apo intervenuese lidhur me grumbullimin e grurit, ku do të dihen saktësisht rendimenti i grurit vendor si dhe çmimet prodhuese dhe blerëse të tij, shkruan gazeta KOHA.
Nga ana tjetër, Federata e Fermerëve të Maqedonisë që i përfaqëson bujqit me hapësira të vogla bujqësore, vlerëson se çmimi minimal grumbullues i grurit për kilogram duhet të jetë 12 denarë si dhe mbështet propozimin për grumbullim intrevenues me këtë çmim.
Në ndërkohë, para dy javësh, Oda bujqësore pranë Lidhjes Ekonomike të Maqedonisë, paralajmëroi se para fillimit të korrjeve priten rendimente shumë të ulëta sidomos në raport me vitin e kaluar, andaj sugjerohet grumbullim intervenues i grurit nga ana e Byrosë për rezerva shtetërore. Nga Industria e miellit dhe bukës kanë paralajmëruar se nëse rritet çmimi i grurit, kjo nënkupton edhe rritjen e çmimit të miellit dhe të bukës. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se masat nuk do të mungojnë masat për grumbullimin e grurit, por edhe intervenimin eventual në treg për të parandaluar shtrenjtimin të mundshëm të bukës, ndërsa masat do t’i propozohen qeverisë në bazë të analizave që janë në rrjedhë e sipër, lidhur edhe me çmimin e prodhimit, por edhe të tregut të grurit.
“I shqyrtojmë të gjitha masat e mundshme , por njëherazi duhet pasur parasysh se në vitet e kaluara pikërisht për shkak të vendosjes së masës së importit të kushtëzuar të drithit nga jashtë me blerjen e një sasie të grurit vendor, Maqedonia si shtet ishte e paralajmëruar për sanksione eventuale”, deklaroi ministri i bujqësisë , Ljupço Nikollovski.
Sipas tij, ekipi përkatës në Ministrinë e Bujqësisë në mënyrë sistematike dhe thelbësore do të shqyrton të gjitha opsionet që do të mundësojnë miratimin e vendimeve të mëtejshme. Kujdesi nga masat eventuale të Ministrisë së Bujqësisë këtë vit që mund të shkaktojnë kundërmasa nga Serbia vijnë për shkak se Maqedonia , para katër vitesh në favor të mbrojtjes së prodhimtarisë vendore të grurit, zbatoi masën e lidhjes së grumbullimit të grurit me importin e grurit, gjegjësisht, për një kilogram të grurit të importuar, mullistët duhej të grumbullojnë 3 kilogram grurë vendor,dhe importin e një kilogrami mielli vendor.
Për shkak të mase të tillë për pak sa u evitua lufta tregtare me Serbinë në vitin 2013 , ndërsa Maqedonia fitoi edhe paralajmërim nga CEFTA se nuk mund të ndalohet tregtia e lirë midis shteteve të rajonit.
Qëllimi i kësaj mase ishte balancimi i prodhimtarisë vendore dhe sasive të miellit dhe grurit të importuar nga njëra anë si dhe kërkesës së përgjithshme për grurë nga ana tjetër , si dhe grumbullimi pa problem i grurit. Në ndërkohë, Federata e Fermerëve të Maqedonisë që i përfaqëson bujqit me hapësira të vogla bujqësore, vlerëson se çmimi minimal grumbullues i grurit për kilogram duhet të jetë 12 denarë si dhe mbështet propozimin për grumbullim intervenues me këtë çmim.
Në këtë mënyrë sipas, përfaqësuesve të fermerëve do të mbrohen prodhuesit e vegjël që në pjesë më të madhe edhe e prodhojnë grurin, gjegjësisht 104.853 bujk e prodhojnë grurin në 105.061 ekonomi bujqësore në hapësirë prej 1-3 hektarë. Gjithashtu, sipas Federatës së Fermerëve nevojitet të ndryshohet edhe data për grumbullim intervenues të grurit, e cila sipas tyre duhet të jetë një korriku , kur edhe është korrja dhe kur fillon grumbullimi. Nga Industria e miellit dhe bukës kanë paralajmëruar se nëse kemi situatë të rritjes së çmimit të grurit, kjo nënkupton edhe rritjen e çmimit të miellit dhe të bukës.
“Duhet të theksohet se për shkak të sezonit të dobët, mund të kemi cilësi shumë më të dobët të grurit. Andaj një pjesë e mullistëve do të vendosin për import të grurit më cilësor me të njejtin çmim si gruri vendor. Vitin e kaluar çmimi i miellit ishte 12 denarë për një kilogram”, thotë Goran Gjorgjievski nga industria e bukës dhe miellit.
Ndryshe, në Maqedoni vite me radhë bujqit ankohen për çmimin e ulët grumbullues të grurit që në vitet e kaluara është grumbulluara bile edhe për 8 denarë, përkundër çmimeve më të larta të kontraktuara me arsyetimin e tregtarëve se gruri vendor nuk është aq cilësor sa ai i importit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në rastin “Kobra” babai i viktimës së Visar Cengut: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdorët tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje