Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, marrëdhëniet mes banorëve vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Benita Zena ka folur hapur me Klodian Mihajn rreth raportit të saj me Toneyn, duke shprehur dyshime serioze për vazhdimin e kësaj lidhjeje.


Gjatë bisedës, Benita u shpreh se nuk po e ndien më veten mirë në këtë raport dhe se po e mendon seriozisht vendimin për t’i dhënë fund.

Foto: Instagram

“Do t’ia vë vizën. Nuk po e shoh të arsyeshme”, u shpreh ajo.

Banorja shtoi se një nga arsyet kryesore që po e shqetëson është afrimiteti i tepruar nga ana e Toneyt, gjë që po e bën të ndihet e ngarkuar emocionalisht.

“Po më pengon fakti se po më vjen shumë përmas. Kam nevojë të qetësohem”, tha Benita gjatë bisedës me Klodianin.

Në vazhdim mbetet për të parë nëse Benita do të bëj një shkëputje totale nga Toney, apo është thjesht vetëm lojë nga ana e saj. /Telegrafi/