Nuk mund të parkoheni më te bulevardi 'Aradhat Partizane'

Nuk ka më parkime në trotuar përgjatë bulevardit "Aradhat Partizane" te TC "Bunjakovec", kurse Qyteti i Shkupit, për atë drejtim në korsinë e këmbësorëve sot vendosi mbrojtëse për tu ndaluar parkimi i veturave në trotuar.
Deri më tani në qendër të qytetit, te "Bunjakovec" ishte i vetmi vend ku mund të parkoheshi pa pagesë. Edhe pse trotuari është për këmbësorët, ai bllokoheshte vazhdimisht nga automjetet.
Mbrojtëse para dy viteve ishin vendosur në të dyja anët e bulevardit, nga Fakulteti i Inxhinierisë deri te pazari "Bunjakovec". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































