Një djalë i ri që ishte braktisur nga ish-dashura, është filmuar duke qëlluar me revole ish-partneren dhe atë para shumë të pranishmëve në oborrin e universitetin ku ajo vijonte studimet.

Pukkapong Chittarom, 24-vjeç, po priste studenten Natcharreya Thaprajit, 21-vjeç, të cilën sapo e pa e qëlloi për vdekje me revole në prezencë të shoqeve të saj, transmeton Telegrafi.


2 20

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ia drejton revolen ish-të dashurës, të cilën më pas e qëllon në gjoks. Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Bangkok të Tajlandës.

3 14

Mediat lokale raportojnë se dyshja ishin në lidhje për më shumë se pesë vite, ndërsa Chittarom nuk mund të pajtohej me faktin që ajo e ka lënë dhe nuk dëshironte assesi të ribashkoheshin.

4 13

Është interesant fakti se si pasi e kishte qëlluar për vdekje ish-të dashurën, Pukkapong është parë duke qëndruar i ulur para trupit e saj të pajetë të mbuluar në gjak.

5 12

Sipas raportit të policisë ai dukej se ishte penduar pasi vazhdimisht e përqafonte të dashurën e vrarë, kurse disa momente më vonë kishte tentuar të kryej vetëvrasje. /Telegrafi/

6 7

7 4