Nuk mjafton vetëm James, Lakers pësojnë humbje të thellë nga San Antonio Spurs

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e katërt radhazi në NBA.
Skuadra nga Kalifornia janë mposhtur në Staples Center me rezultat të thellë 110:138 nga San Antonio Spurs.
LeBron James pati paraqitje fantastike me 36 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime, derisa Russell Westbrook kontribuoi me 30 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për t'iu shmangur humbjes.
Tek fituesit e ndeshjes nga Teksasi, më efikasi ishte Keita Bates-Diop me 30 pikë e shtatë kërcime, derisa White me 23 pikë e Walker me 21 të tjera dhanë kontribut të madh në këtë fitore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































