LAJMI I FUNDIT:

​Nuk miratohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare

​Nuk miratohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar në parim plotësim- ndryshimet e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë, për të përfshirë 24 qershorin si ditë memoriale për komunitetin egjiptian, pasi pro ishin vetëm 33 deputetë ndërsa kundër ishin 26.

Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje votimi i projektligjit u konsiderua i domosdoshëm, ky projektligj me vetëm një nen u pa si i pa përkrahur nga grupet parlamentare të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Lista Serbe.


Në plotësim-ndryshimet e këtij projektligji u kërkua që të përfshihet edhe largimi i Ditës së Evropës si ditë pushimi dhe largimi i dispozitave ku flitet se në rastet kur festa bie në ditë pushimi, dita pasuese e ditës së punës bëhet ditë pushimi.

Iniciuesi i këtij projektligji, deputeti egjiptian i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Elbert Krasniqi duke kërkuar mbështetje, tha se po kërkojnë një të drejtë kushtetuese.

“Komuniteti egjiptian i Kosovës është në shtëpinë e vet. Kosova është shtëpia jonë në baza ditore. Ne kërkojmë barazi sociale, vëmendje më të madhe institucionale në Republikën e Kosovës dhe përfshirjen e gjithë të rinjve në institucione shtetërore. Sot po kërkojmë që të njihen e drejtë e jona me ligj për të festuar të drejtën tonë, e drejtë kjo që nuk i mohohet grupeve tjera etnike në Kosovë. Vendi ynë ka qenë i caktuar të promovojë frymën e paqes, tolerancës dhe dialogut ndërkulturor dhe ndër fetar… Unë sot këtu kërkoj që të realizohet një e drejtë e mohuar e komunitetit tonë. Kërkoj që përmes Ligjit për festat të zyrtare të njihen 24 qershori si dita memoriale e egjiptianëve të Kosovës. Përfshirja e 24 qershorit në festat zyrtare të Kosovës nuk nënkupton një ditë pushim në vendin tonë, por në kalendarin multi-kulturor të Kosovës shënohet një ditë shtesë që është e komunitetit egjiptian”, tha ai.

Përkrahje të këtë ndryshim kërkoi shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

“Nuk është çështje bujarie që ne e mbështesim, por çështje detyrimi për të njohur të drejtat e këtij komuniteti. Kjo është një e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutë”, tha ai.

Por kritika ndaj këtij projektligji shprehu shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se në këtë formë nuk do të votojnë pro.

“Ligji për Festat Zyrtare ka nevojë për shumë ndryshime, ky ndryshim vetëm për një nen po bëhet për qëllim për të përçarë komunitetin dhe të krijohen situata të avantazhit për disa prej partive apo grupeve politike. Mënyra si ka ardhur për ne është i pa përkrahur. Ne jemi dakord që në kuadër të plotësim-ndryshimit të këtij ligji të ketë disa elemente. Elementi i parë që ka të bëjë me Ditën e Evropës të largohet nga dita e pushimit dhe të bëhet vetëm si ditë përkujtimi për Evropën. Po ashtu, duhet të ndryshohet pjesa ku flitet se në rastet kur festa bie në ditë pushimi, dita pasuese e ditës së punës bëhet ditë pushimi. E po ashtu të shtohet edhe dita e 24 qershorit si festë e komunitetit egjiptian, si ditë përkujtimi. Por duhet të kemi parasysh se vetëm me një nenë mënyrën që është propozuar është i pa përkrahshim”, tha ai.

Në linjë të njëjtë me LDK-në ishte edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili kërkoi ndryshim më përmbajtjesor të Ligjit për festat zyrtare.

“Duhet të ketë një ndryshim më përmbajtjesor që qytetarët të gëzojnë dhe gëzojnë vlerat e tyre më sublime. Si grup parlamentar vlerësojnë se ky projektligj nuk i plotëson mbështetjen minimale me vetëm një nen edhe pse e mirëpret këtë ndryshim me një plotësim të tërësishëm të projektligjit të vijë si propozim me 24 qershorin si ditë memoriale”, u shpreh Lushtaku.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se ky projektligj në këtë formë më shumë është bërë qëllimisht që ai të mos marrë përkrahjen e deputetëve.

“Për mua është tregues që është bërë më shumë për të mos kërkuar mos kalimin, apo mos aprovimin e këtij ligji, apo që vërtet të kërkojë që 24 qershori të jetë dita e komunitetit egjiptian”, tha Haxhiu.

Përkrahje këtij projektligji i ka dhënë edhe deputeti tjetër i komunitetit egjiptian, Veton Berisha, por që adresoi kritika ndaj kolegut të tij egjiptian, Krasniqi.

“Në këtë mandat menjëherë në mundësinë e parë që kam pasur në komisionin për të drejtat dhe interesat e komuniteteve kam propozuar që të procedohet dhe ai komision të merr pronësinë e këtij ligji… Duke anashkaluar komisionin në mënyrë që të merr bajrakun në dorë për të marrë poenë politikë ka vepruar në formën e tillë që sot e ka rrezikuar kalimin e këtij ligji. Kjo është vërtet për të ardhur keq sepse ky komunitet prej vitit 2008 e pret një gjë të tillë. Si do që të jetë unë do të mbështes këtë projektligj”, tha ai.

Përkrahje u dha edhe nga grupi parlamentar 6 Plusi, deputeti Albert Kinolli, i cili tha se komunitetit egjiptian i është mohuar një e drejtë kushtetuese.

“Komunitetit egjiptian si kategori kushtetuese vite me radhë i është mohuar një e drejtë kushtetuese. Tash është koha, pa marrë parasysh individin”, tha ai.

Kundër kalimit të projektligjit është shprehur edhe deputeti Igor Simiq nga grupi parlamentar i Listës Serbe. Ai tha se para sjelljes së këtij projektligji për miratim në Kuvend, nuk ka pasur konsultime me përfaqësuesit e këtij komuniteti, andaj ata nuk do t’i japin mbështetje.

“Për këtë dua ta bëj të qartë se për këtë projektligj duhet konsultuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike, por edhe vetë projektligji i shkruar është shumë larg nga minimumi i duhur për t’u përmbushur që të jetë akt i duhur në Kuvend. Ne si Listë Serbe do të votojmë kundër këtij projektligji”, tha Simiq. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori