Ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala, ka këputur një muskul në pjesën e pasme të kofshës së majtë të premten mbrëma në ndeshjen ndaj Augsburgut.

Ndërsa përpiqej të bllokonte një goditje nga portieri i Augsburg, Finn Dahmen, në fillim të pjesës së dytë, Musiala çau muskulin në pjesën e pasme të kofshës së tij të majtë.


Bayern nuk tha se sa kohë do të jetë Musial jashtë fushës, por rikuperimi nga një dëmtim i tillë kërkon gjashtë deri në tetë javë pushim, gjë që komprometon shumë fundin e tij të sezonit.

Kjo do të thotë se Musiala do të mungojë në gjashtë xhirot e fundit të Bundesligës, përballjen e dyfishtë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Finalja e Ligës së Kampionëve është planifikuar të zhvillohet më 31 maj dhe do të luhet në Allianz Arena të Mynihut. U vu në pikëpyetje edhe performanca e tij për kombëtaren gjermane në fund të Ligës së Kombeve në fillim të qershorit në Gjermani dhe në Botërorin e Klubeve në SHBA.

Në përfundim të Ligës së Kombeve, Die Mannschaft do të luajë kundër Portugalisë në gjysmëfinale më 4 qershor, ndërsa finalja është katër ditë më vonë. Kupa e Botës për Klube, në të cilën do të marrë pjesë Bayerni, fillon më 15 qershor dhe përfundon më 13 korrik në SHBA. /Telegrafi/

telegrafi sport app