LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999” – si i kujton ato vite njëra ndër policet e para të Kosovës?

“Nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999” – si i kujton ato vite njëra ndër policet e para të Kosovës?

“Si femra jemi shumë të forta dhe të guximshme dhe ia dalim që t’i shërbejmë popullit, përkundër obligimeve që kemi…”

Kështu nisi rrëfimin e saj njëra ndër policet e para femra, që vjen nga gjenerata e dytë e Policisë së Kosovës, nënkolonelja, Zylfije Dema, gjersa tregon për sfidat që e kanë shoqëruar plotë 24 vite.

Dema në një intervistë për Telegrafin thotë se nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999.


Ekspozitë e armëve, autoblindave, dronëve dhe demonstrim me qenë të trajnuar - shënimi i 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës
Lexo po ashtu Ekspozitë e armëve, autoblindave, dronëve dhe demonstrim me qenë të trajnuar - shënimi i 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

“Në vitin 1999 për mua ka qenë një thyerje e një tabuje duke lënë mbrapa të kaluarën, apo mentalitetin tonë që një femër po vishet në uniformë, nuk ka qenë e lehtë. Mirëpo, me përkrahjen e familjes e kam kaluar dhe atë”, ka thënë Dema.

Ajo thotë se si Polici e Kosovës edhe pse kanë kaluar nëpër shumë dallgë të vështira, suksesi asnjëherë nuk u ka munguar.

Rrëfimi i ish-drejtorit të parë të Policisë së Kosovës, Ahmeti: U përballëm me sfida e vështirësi, por patëm dhe shumë arritje
Lexo po ashtu Rrëfimi i ish-drejtorit të parë të Policisë së Kosovës, Ahmeti: U përballëm me sfida e vështirësi, por patëm dhe shumë arritje

Nënkolonelja Dema u bën apel femrave të reja që t’i bashkohen Policisë së Kosovës, pasi siç thotë ajo është një punë fisnike dhe e ndershme për t’i shërbyer popullit.

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) më 6 shtator 2023 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë shënoi 24-vjetorin e themelimit të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

Lajme
Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz

Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz

Kronika e Zezë
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Siguri

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë

Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë

Lajme
Kalo në kategori