Nuk është vetëm Tuchel: Tre përplasjet e paharrueshme që Conte i kishte ndër vite
![Nuk është vetëm Tuchel: Tre përplasjet e paharrueshme që Conte i kishte ndër vite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/an-780x439.jpg)
Thomas Tuchel nuk është i pari që përplaset ashpër me Antonio Conten në fushë, pasi edhe në të kaluarën kishte skena të tilla nga italiani.
Strategu i Tottenhamit është i njohur për temperamentin dhe personalitetin e tij, duke e bërë atë një nga figurat më ikonike në futbollin modern. Tifozët e klubeve që ai drejton e duan atë; përkrahësit kundërshtarë nuk e durojnë dot. Është fati i personazheve të mëdhenj. Ju mund t’i doni ose t’i urreni ata dhe Conte është një prej tyre.
Taktikani italian u përplas me homologun e tij të Chelseat, Thomas Tuchel të dielën. Përballja e tyre është bërë shpejt virale në rrjetet sociale dhe është padyshim ngjarja më e debatuar futbollistike e fundjavës.
Gjermani nuk është i pari që përplaset me Conte në fushë, kështu që ne shikojmë tre mosmarrëveshje të mëparshme të paharrueshme që përfshijnë 53-vjeçarin.
Conte u përplas me Jose Mourinhon në janar 2018, kur italiani ishte në krye të Chelseat dhe Special One drejtonte Manchester United.
Mourinho u ankua për festimin e ekzagjeruar të Contes pas golit të katërt të Chelseat në një fitore 4-0 në “Stamford Bridge”.
“Ju nuk festoni kështu me 4-0, mund ta bëni me 1-0 përndryshe, është poshtëruese për ne”, i tha trajneri portugez Contes pas ndeshjes.
Kjo shkaktoi një seri të gjatë incidentesh dhe citatesh mes dy trajnerëve që janë takuar së fundmi në një ndeshje miqësore mes Spurs dhe Romës duke treguar respekt për njëri-tjetrin.
Ish-asistenti i Contes, Angelo Alessio foli për argumentin e famshëm në një intervistë ekskluzive me Football Italia vitin e kaluar, duke thënë se në fund të fundit, Conte dhe Mou janë ‘shumë të ngjashëm’.
Ish- trajneri i Juventusit dhe Interit nuk po debaton vetëm me kolegët e tij. Gjatë sezonit të tij të parë në Inter, në finalen e Ligës së Evropës të humbur kundër Sevillas, trajneri italian për pak doli ballë për ballë me Ever Banegan.
“Do të shihemi pas ndeshjes”, i tha Conte ish-mesfushorit të Interit, ndërsa anëtarët e stafit të tij shmangën një përplasje fizike.
Megjithatë, përplasja më e njohur në fushë midis Contes dhe një rivali erdhi disa muaj më vonë, gjatë sezonit të tij të dytë në San Siro.
Conte ishte rikthyer në “Allianz Stadium” për herë të dytë si kundërshtar dhe skuadra e tij Inter u përball me Juventusin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ishte shkurt i vitit 2021.
Presidenti Agnelli u shfaq duke fyer Conten pas fishkëllimës së fundit.
Por, pse ishte kaq i zemëruar? Një video që qarkulloi në mediat sociale pas ndeshjes vërtetoi se Conte kishte treguar gishtin e mesit duke parë drejtorët e Juventusit dhe Agnelli në tribunë pak para pushimit.
Conte u gjobit me 2000 euro dhe kërkoi falje disa ditë më vonë, duke thënë se ai ‘reagoi në mënyrë të gabuar’ ndaj fyerjeve që kishte marrë.
“Futbollistët, trajnerët dhe presidentët duhet të veprojnë si model dhe ne duhet ta kujtojmë gjithmonë këtë”, tha ai në një konferencë për shtyp gjatë asaj jave.
“Më vjen keq sepse kam reaguar në mënyrë të gabuar ndaj fyerjeve. Mund të kisha bërë diçka ndryshe duke ngritur grushtin ose duke duartrokitur, duhet të kisha pasur një qëndrim më pozitiv”. /Telegrafi/
Il gesto di Conte (fine primo tempo)
Il labiale di Agnelli (fine partita)#JuveInter #JuventusInter pic.twitter.com/1RwfxkLbtR— franco vanni (@franvanni) February 9, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-15-142536-780x439.jpg)
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë
![“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-15-131549-780x439.jpg)
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën
![Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-15-094929-780x439.jpg)
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas
![Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-15-134445-780x439.jpg)
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix
![Deschamps zgjedh trajnerin i cili duhet ta udhëheq Francën pas largimit të tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-15-140105-780x439.jpg)
Deschamps zgjedh trajnerin i cili duhet ta udhëheq Francën pas largimit të tij
![Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-15-112050-780x439.jpg)
Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara