Po afrohet koha e festave dhe e pushimeve dimërore, ndërkaq ju që planifikoni të udhëtoni me avion, do të duhej t’i dini këto përparësi.

Nëse tashmë nuk jeni adhurues i zgjimit të hershëm, dhe vetvetiu as i udhëtimeve të hershme, është koha e fundit që ta ndryshoni këtë shprehi.


Mbase do t’ju jetë e vështirë që të zgjoheni dhe të ngriheni nga shtrati aq herët, mirëpo hulumtimet e reja kanë zbuluar që për këtë ekziston arsye e mirë.

Në të vërtetë, kanë arritur konkluzionin që udhëtimet e hershme me aeroplan më rrallë vonohen, për dallim të atyre të pasditeve apo të mbrëmjeve, transmeton Telegrafi.

plane 2152402 960 720

Sipas të dhënave nga "Five Thirti Eight" nisjet para orës 8 të mëngjesit janë më të mirat, nëse dëshironi të shmangni vonesat e udhëtimeve, të cilat mund të jenë edhe nga 6 orë. Arsye për këtë është komunikacioni ajror.

Forbs raporton që probabiliteti është më i vogël që në hapësirën ajrore të jetë ketë tollovi në mëngjes, pasi që të gjithë avionët nga netët e kaluara tashmë kanë aterruar.

Është probabilitet më i vogël që të përjetoni turbulenca në orët e mëngjesit, sepse shumica e murmurimave dhe fenomeneve të tjera të ngjashme ndodhin në orët e pasdites.

Ekziston edhe një arsye, ajo është çmimi – udhëtimet në mëngjes me aeroplan zakonisht janë më të lira.

Pra, merrni parasysh edhe këto informacione, do t’ju jenë të dobishme. /Telegrafi/

passengers 519008 960 720