Këngëtarja Arilena Ara ka tash e sa kohë që po qëndron në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar atje e shoqëruar nga menaxheri dh i dashuri i saj, Popi Kola, me të cilin është në një ligje të gjatë prej vitesh.


Megjithëse me vite të tëra, dyshja e kanë mbajtur private romancën e tyre - duket se gjërat kanë ndryshuar për çiftin.

302062591 2010394535823909 8106201524287669166 n

Kjo pasi ata tashmë edhe hapur po e tregojnë se sa të lumtur janë në krahët e njëri-tjetrit, duke publikuar fotografi të shumta së bashku.

301874875 464467252234523 4493160102513956520 n

Ka qenë Arilena ajo e cila në një postim të fundit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka rishpërndarë një sërë imazhesh të saj me të dashurit, të realizuara në Los Angeles.

Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që kjo mund të vërehet edhe nga afërsia dhe puthjet e përqafimet e shumta që ata i kanë dëshmuar në fotografitë e ndara me ndjekësit.

302180156 2883128528658244 2018475602801130540 n Foto: Arilena Ara/Instagram

"Në këtë botë, është vetëm ne", shkroi këngëtarja shkodrane në mbishkrimin e imazheve, si shenjë dedikimi për më të dashurin e saj. /Telegrafi/

302024101 146742011043435 2707147673440856591 n

302247080 772750517382864 5676693027689513181 n

302186012 185595760509686 8902627794029610915 n

302292344 448588840691135 502443030144850140 n 1