Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka thotë se nuk dëshiron të përballet me Kosovën në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Shqipëria e siguroi edhe matematikisht një vend në play-off, duke triumfuar në udhëtim te Andorra derisa Anglia e mposhti Serbinë.


Pas ndeshjes, Duka komentoi arritjen madhështore të Shqipërisë duke thënë se ëndrra është Botërori, derisa nuk ka dëshirë të takohet me Kosovën.

“Vazhdojmë ëndrrën tonë për Kupën e Botës. Play-offi do të na përballë me skuadra të forta. Por ne do të luftojmë dhe uroj t’ia dalim”.

“Besoj se tashmë është shumë afër play-offit, por duhet t’i vlerësojë dy ndeshjet e fundit për ta prekur play-offin. Absolutisht nuk do ta dëshiroja (përballjen). Do të vriste njërin nga ne”, shtoi ai.

Kujtojmë, në rast që Shqipëria bën një befasi ndaj Anglisë dhe e mposht midis Tiranës atëherë ngjitet në vazon e dytë.

Kosova në rast që merr një pikë në Slloveni atëherë do t’i bashkohet edhe zyrtarisht Shqipërisë në vazon e tretë për Botërorin 2026./Telegrafi/

telegrafi sport app