Barcelona nuk ka arritur ta mposhtë Slavia Pragën në Camp Nou, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Vendasit bënë paraqitje më të mirë përkundër se nuk arritën të shënojnë, prandaj nota mesatare e tyre (6.91) është më e lartë në krahasim me atë të mysafirëve (6.54).


Vlerësimi më i lartë ka shkuar për portieri e Slavias, Ondrej Kolar (8.1), i cili ndiqet nga Gerard Pique (7.9) dhe Lionel Messi (7.7).

Ndërsa notën më të ulët në këtë sfidë e ka marrë futbollisti mysafir, Ibrahim Traore (5.8), i ndjekur nga kolegët e tij të mesfushës.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

barca3 (Foto: WhoScored)

slaviad (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app