Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në faqet rozë.

Ndonëse ka vite që është pjesë e skenës muzikore, ajo akoma rrëmben vëmendje me postimet që herë pas here sjell.


E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, derisa vjen në formë të mirë e veshur me fustan të zi të shkurtër.

Screenshot 1 62 Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Dukjen e kompletoi me një stil të veçantë flokësh e me grim po ashtu të kombinuar me ‘look-un’.

34 vjeçarja njëherësh ka vënë në plan të parë linjat atraktive, të cilave i kushton një kujdes të madh.

Screenshot 2 27 Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Duket se këto imazhe të Norës do jenë pjesë e klipit të saj të ri, përkundër që nuk ka dhënë ndonjë konfirmim akoma.

I fundit projekt i lansuar nga Istrefi mban titullin "Anna", të cilin e solli në fund të vitit të kaluar në bashkëpunim me reperin Gjiko. /Telegrafi/

Screenshot 3 20 Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Screenshot 4 18 Nora Istrefi (Foto: Instagram)