Ajo shquhet për stilin e veçantë dhe elegancën që transmeton përmes imazheve e videove të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren Nora Istrefi, e cila përflitet vazhdimisht për paraqitjet që bën.


Nëna e një vajze, që në Instagram numëron një milion ndjekës, ndan me fansat shpesh fotografi dhe në këto të fundit shfaqet në top formë.

n 1 Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Ajo vjen e veshur me një palë pantallona të gjerë e një triko të bardhë, gjersa ka marrë disa poza tejet tërheqëse.

Imazhet ndërkohë morën komplimente e mijëra pëlqime edhe në postimin e ndarë para disa orësh.

n 2 Nora Istrefi (Foto: Instagram)

Nora duhet theksuar se këtë kohë ka qenë më e tërhequr nga muzika, ndonëse ka paralajmëruar projekte të reja që pritet t’i sjellë ditëve në vazhdim.

Të fundit këngë e solli në shtator të vitit që lamë pas në duet me artistin Butrint Imeri. /Telegrafi/

n 3 Nora Istrefi (Foto: Instagram)

n 4 Nora Istrefi (Foto: Instagram)

n 6 Nora Istrefi (Foto: Instagram)