Në Kosovë të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Siç është raportuar deri më tani zgjedhjet u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Ndërkohë, kryeministri potencial i Republikës së Kosovës po pëlqehet edhe nga Noizy.


Reperi shqiptar në Instagramin e tij, aty ku ndiçet nga mbi një milion ndjekës ka publikuar një video të Albinit, në kohën kur po shikonte një intervistë të tij.

72099780 1441413572663415 471077768281456640 n e1570736226114 Noizy publikon një video të Albin Kurtit (Foto: Instagram)

"Burrë i mençur", është mbishkrimi që 33-vjeçari ia ka vënë videos së publikuar në InstaStory.

Deri më tani Kurti është duke prirë me vota për të qenë kryeministër i vendit, përkundër që së fundmi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të rinumërohen 313 vendvotime.

Nga ana tjetër, Noizy vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore anë e mbanë trojeve shqiptare.

I njëjti është duke punuar në albumin e ri, të cilin pritet së shpejti të prezantojë para publikut dhe fansave të shumtë. /Telegrafi/