Reperi i njohur Noizy ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me emra mjaft të njohur nga tregu i huaj.

Këtë radhë ai vjen në bashkëpunim me reperët: Predz UK, Swarmz, dhe S1mba.


Kënga titullohet “Naughty Naughty” dhe vjen e gërshetuar në disa gjuhë.

nnojz1

Për tekstin përkatës të secilës repturë, janë kujdesur vet rep-artistët interpretues.

“Naughty Naughty” është vizualizuar edhe me një klip mjaft atraktiv, në të cilin nuk mungojnë femrat joshëse me bikini.

Ky është vetëm një nga bashkëpunimet e shumta të reperit shqiptar me emra të njohur nga hip hop-i evropian. /Telegrafi/