Reperi i njohur shqiptar, Noizy, vazhdon të jetë shumë i angazhuar rreth projekteve të reja në muzikë.

Së fundmi, ai ka realizuar një këngë të re, në bashkëpunim me reperin e njohur grek, Snik.


"Gango" titullohet kënga e tyre e re, e cila është vizualizuar edhe me klip.

nojz2 1

Muzika është realizuar nga Black H & Bret Beats, gjersa për tekstin janë kujdesur vet dy reperët.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe i është besuar Angel saft.

Muajve në vazhdim, reperi i njohur pritet të sjellë edhe disa këngë të reja në kuadër të festave të fundvitit.

Përveç muzikës, Noizy ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në biznes, dhe ka nën menaxhim disa lokale në Shqipëri. /Telegrafi/