Noizy, sot (e hënë) po feston ditëlindjen.

Reperi i njohur dhe shumë i suksesshme po feston ditëlindjen e 35-të, ndërsa ka pranuar urime të shumta si nga ana e miqve, kolegëve dhe fansave të tij.


Rigels Rajku (emri i vërtetë) përmes një fotografie në Instagram ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndarë kohë për ta uruar për ditën e tij të veçantë.

“Faleminderit për të gjitha urimet e juaja për ditëlindje. I bekuar me familje dhe shoqëri”, ka shkruar reperi sipër një imazhi që ndau me 1.7 milion ndjekësit në Instagram.

noizy 241379022 172573904993040 1432065596825898233 n 1 Foto: Noizy/Instagram

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloj edhe në Londër, dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Noizy njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite, i fundit erdhi me këngëtaren nga Kosova, Dhurata Dora.

242123260 575061737150890 610450784012948129 n 1 Foto: Noizy/Instagram

“Mi Amore” ishte një nga hitet e verës që lamë pas me mbi 40 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/