Një befasi e pakëndshme u është bërë sot të punësuarve në televizionin Sitel, nga ana e protestuesve të ''Revolucionit Laraman'' transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e hershëm, kur zyrat e televizionit janë ''vizituar'' nga aktivistët e Revolucionit. Ata janë përkujdesur për ''njollosjen'' me ngjyra të ndryshme të zyrave, ashtu siç kanë vepruar me disa objekte qeveritare dhe përmendore të Shkupit./Telegrafi/

Sitel foto