LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e Kushtetutës: Qeveria Kurti me më së shumti shkelje

Njohësit e Kushtetutës: Qeveria Kurti me më së shumti shkelje

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Qeveria Kurti është ajo e cila ka bërë numrin më të madh të shkeljeve të aktit më të lartë juridik të vendit.

Kështu vënë në pah raportet e organizatave vendore, të cilat monitorojnë drejtësinë në vend. Në 17-vjetorin e miratimit të këtij akti themeltar, ekspertët ligjorë flasin për shkeljet kushtetuese që janë bërë së fundmi nga autoritetet vendore.

Hulumtuesi ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Flamur Kabashi thotë se Kushtetuta i përcakton parimet bazë mbi të cilat ndërtohet shteti demokratik.


“Kushtetuta e Kosovës me nenet e saj gjatë kohës prej kur ka hyrë në fuqi e derisa po flasim edhe sot, mund të them se ka pasur një numër të konsiderueshëm të shkeljeve të dispozitave kushtetuese nga institucionet e Republikës së Kosovës, nga personat vartës të atyre institucioneve. Për çka IKD e pati publikuar edhe raportin analitik me të cilin për çdo qeverisje të partive politike prej shpalljes së Pavarësisë e deri në ditën e publikimit të atij raporti i patëm ndarë me kapituj, duke sqaruar se sa herë është shkel Kushtetuta e Kosovës nga qeveritë e Kosovës. Si specifikë e atij raporti ishte se Qeveria Kurti na dilte me numrin më të madh të shkeljeve të Kushtetutës së Kosovës”, deklaron ai.

Të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, siç shton Kabashi, janë të obligueshme për zbatim nga institucionet e Kosovës.

“Qeveria duhet që të gjitha vendimet kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese prej obligimeve që i ka paraparë nga ato vendime t’i zbatojë në praktikë dhe në tërësi dhe t’i evitojë të gjitha shkeljet kushtetuese të cilat i ka gjetur në ligjet që kanë qenë të miratuara. Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese ka njohur si obligim dhe si IKD e kemi sqaruar se Qeveria dhe Kuvendi ende nuk e kanë kryer atë obligim të paraparë sipas Gjykatës Kushtetuese që është Ligji për Zyrtarët Publikë që brenda një afati gjashtë mujor të ri-evidentohet dhe të largoheshin të gjitha paqartësitë dhe të gjitha normat kushtetuese në mënyrë që të hynte në fuqi dhe prej kohës që është shpallur antikushtetues ai ligj ne kemi qeverinë dhe kuvendin që nuk i kanë eliminuar këto dobësi të këtij ligji”, tha ai.

Edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu shpreh shqetësimin se viteve të fundit ka pasur shkelje të Kushtetutës.

“Gjatë këtyre viteve autoritetet e vendit, herë pas herë kanë bërë shkelje. Dikush ka bërë shkelje më të rëndë, dikush ka bërë shkelje më të lehta të Kushtetutës. Por nëse e shikojmë si tërësi, e konsiderojmë se Kushtetuta është respektuar. Kushtetuta duhet detyrimisht të respektohet nga autoritetet e shtetit, sepse Kushtetutën nuk mund ta shkelin qytetarët. Gjykata Kushtetuese është një rregullator, një instrument, i cili bën mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Po ashtu bën edhe interpretimin e Kushtetutës dhe e bën interpretimin e ligjeve të cilat nuk janë në harmoni me Kushtetutën”, deklaron Kryeziu.

Ai konsideron se qytetarët duhet të jenë “patriot kushtetues”, si akti më i lartë juridik dhe politik i vendit.

“Është momenti që gjithë qytetarët e Kosovës të jenë patriot kushtetues, ta duan Kushtetutën. Përndryshe, Kushtetuta është një akt i lartë edhe juridik dhe politik, i cili e rregullon jetën në shoqëri, është rregullator në jetën në shoqëri. Dhe shtetet demokratike i kushtojnë shumë kujdes respektimit të Kushtetutës. Sepse ne jemi shtet në ndërtim, në tranzicion, i cili është i zgjatur, por përkundër kësaj duhet të kemi kujdes që në të ardhmen mos të kemi shkelje të të drejtave të njeriut po ashtu shkelje nga institucionet”, përfundon ai.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon

Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon "As kjo si paska 61"

Lajme
FSK shpall fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

FSK shpall fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

Lajme
Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Lajme
Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë që iu shtua në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Thaçi deklarohet i pafajshëm për formën e re të përgjegjësisë që iu shtua në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori