LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me veturën e blinduar 18 tonëshe, e pajisur me topa uji, gaz lotsjellës dhe me krahë të gjerë 7.5 metra (Foto/Video)

Njihuni me veturën e blinduar 18 tonëshe, e pajisur me topa uji, gaz lotsjellës dhe me krahë të gjerë 7.5 metra (Foto/Video)

Njihuni me veturën e re të blinduar të njësisë anti-terror që peshon 18 ton, dhe e pajisur me topa uji dhe gaz lotsjellës, që është e dizajnuar për të ndaluar protestuesit gjatë sulmeve të dhunshme.

Vetura e quajtur Boneza është prodhuar në Sllovaki, dhe e projektuar për të mbrojtur policinë nga huliganët e futbollit, grupe të dhunshme dhe protestues politik, transmeton Telegrafi.


Kjo veturë mund të mbrojë 38 policë të njësisë speciale që mund të strehohen prapa mburojës 7.5 metra, që është rezistente ndaj plumbave dhe mund të zgjerojë krahët varësisht nga kërkesat dhe situatat e krijuara.

Mburoja ka vende të veçanta për futjen e tytave të pushkëve nga të cilat policët mund të gjuajnë me plumba gome, apo të hedhin granata me gaz lotsjellës.

Barriera tre tonëshe ka kapacitete t’u bëjë ballë presionit të 100 protestuesve, por mund të ngritët disa metra lart varësisht prej situatës dhe rrezikut që u kanoset policëve.

Barriera gjithashtu është e pajisur me kamera, drita të forta dhe pajisje për të regjistruar situatën, por nuk mungojnë as altoparlantët që u mundësojnë policisë të negociojnë me protestuesit.

Vetëm një polic mund të kontrolloj këtë veturë të blinduar përmes një telekomande. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Auto
Volkswagen i hapur për ndërtimin e pajisjeve ushtarake për ushtrinë gjermane

Volkswagen i hapur për ndërtimin e pajisjeve ushtarake për ushtrinë gjermane

Auto
Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Harley Davidson prezanton motoçikletën më të fuqishme në histori të kompanisë, janë prodhuar vetëm 131 njësi

Harley Davidson prezanton motoçikletën më të fuqishme në histori të kompanisë, janë prodhuar vetëm 131 njësi

Auto
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Kalo në kategori