Njihuni me shqiptarin nga Maqedonia që ka mbledhur fonde marramendëse me një ide të shkëlqyer për biznes (Foto)

A keni menduar se ndonjë i ri nga Maqedonia do të mbledh 15 milionë dollarë amerikanë, që do themelojë një kompani shumë të suksesshme e cila do të punësojë 260 të rinj në Maqedoni? Po ka raste të tilla!
Ju prezentojmë Ilir Selën nga Dibra që ka bërë revolucion në tregun e shërbimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke ju ndihmuar pizerive në SHBA që të jenë më afër klientëve, duke ju ofruar shërbimin e gjetjes së picës më të mirë në një vend, pra në www.slicelife.com
Si punon kompania e të riut Sela nga www.slicelife.com?
6.000 pizeri nga i gjithë territori i SHBA-ve janë të regjistruara në këtë faqe për të gjetur shërbimin më të mirë për pizza. SLICE merr 1.95 dollarë amerikan për çdo porosi, pa marr parasysh madhësinë e picës. Kjo e bënë dallimin nga shërbimet tjera online pasi tjerët marrin përqindje nga çdo shitje. Në këtë rast, konsumatorët nuk paguajnë aspak, harxhimet e shërbimiti merren nga piceritë që janë në këtë rrjet.
Kush është Ilir Sela?
E gjithë kjo, është bërë nga Ilir Sela që jeton në Staten Island në SHBA, i lindur në Dibër të Maqedonisë. Gjyshi i tij që nga vitet e 70 ka pasur piceri në Manhattan të Neë Yorkut. Iliri ka mbaruar për shkencat kompjuterike (IT). Më herët ai ka pasur kompani për IT. Në vitin 2009 ”e ka nuhatur” këtë biznes duke menduar një ide briliante për të porositur pica në formë elektronike ku do të ishin mbledhur në një vend shumë kompani të kësaj industrie, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sela ka bërë një raport për të vlerësuar interesimin e njerëzve për këtë shërbim dhe e ka kuptuar se ky biznes atij do t’i siguronte miliarda dollarë dhe e ka filluar duke e hapur biznesin e tij me emrin SLICE. E kanë filluar së bashku me Butrint Selën i cili ka qenë përgjegjës për të gjetur staf që do të punonte prej Maqedonie për nevojat e SLICE në SHBA. Butrinti kishte punësuar katër persona, ndërsa tani kjo kompani ka punësuar hiç më pak se 260 punëtorë në Ohër dhe Dibër, për të ndihmuar kompaninë në New York City.
Si lindi ideja?
Iliri ka jetuar dhe është shoqëruar me shokë që kanë pazur restorantet e tyre për pizza dhe kjo ka ndikuar që atij t’i kujtohet ideja për t’i shërbyer këto restorante.
Si punohet?
Ekipi prej 260 personave të punësuar e ka talentin dhe vullnetin e duhur që të shërbejë kompaninë me qendër në SHBA. Butrint Sela, Ilir Sela dhe përgjegjësi i punëtorëve Betim Osmani kanë shfrytëzuar vullnetin e të rinjëve që janë të gatshëm për të zhvilluar karrirerën në vendin e tyre dhe mos të ikin jashtë shtetit.
”Në Maqedoni ka një numër të madh të rinjsh që janë të talentuar por deri tani nuk kanë pasur sfida.” thonë nga SLICE në Maqedoni.
Fuqia punëtore në Maqedoni që është shumë më e lirë se në SHBA ju ka lejuar themeluesve të SLICE që të zhvillojnë strategjitë e marketingut dhe shënjestrimit të klientëve në SHBA.
Gatishmëria e tyre për të punuar me pasion na ka mundësuar që ne të fokusohemi në terme afatgjate për të gjetur një gjuhë të përbashkët me konsumatorët tanë dhe për të ju siguruar të gjithë kërkesat që i kanë.” thonë nga SLICE për DigitalSpoiler.
Çka bënë SLICE në Maqedoni?
Në Maqedoni SLICE është e prezentuar në disa mënyra dhe punëtorët punojnë në shërbimin për të shërbyer klientët (Customer Support) e deri në Financa (Account Management).
Ekipi i SLICE në Maqedoni i merr porositë, ndërton marrëdhënie me restorante tjera, zbaton strategji marketingu dhe ju jep ndihmë logjistike restoranteve dhe mijëra klientëve në ditë.
SLICE ka fituar një grant prej 15 milionë dollarë për investim në strategjitë e reja për të ardhmen. Ky grant është fituar nga: GGV Capital.
Deri tani për SLICE kanë shkruar mediume të mëdha si Tech Crunch, Business Insider dhe Recode.
Me grantin e fituar nga SLICE thonë se do ta përdorin për shtrirje të reja me zyra edhe nëpër vende të ndryshme të Ballkanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: BDI po përgatit terrenin për bojkotimin e zgjedhjeve lokale

Transportonin 11 kilogramë kanabis, arrestohen katër persona në Tiranë

Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit: Mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet