Komuniteti shqiptar ka jetuar në territorin e Ukrainës që nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX. Shqiptarët u vendosën në tokën e Besarabisë moderne dhe Detit të Zi, pjesërisht në Odesë dhe në zonat rurale. Gjysmë shekulli më vonë, disa nga kolonistët e Ballkanit migruan në Detin Azov, ku gjithashtu themeluan disa fshatra ku jetojnë pasardhësit e tyre sot raporton The Ukrainer, transmeton abcnews.al.
Në pjesën më të madhe të fshatrave të Besarabisë jetojnë kombe të ndryshme: bullgarët, shqiptarët, gagauzët, moldavët, rumunët, ukrainasit dhe kombësi të tjera, por e veçanta e tyre është se festojnë së bashku.
Për pesë vite, festivali ndërkombëtar i verës, “Bolgrad Wine Fest”, zhvillohet në Bolhrad gjatë vjeshtës, duke mbledhur jo vetëm banorët e qyteteve dhe fshatrave përreth, por edhe prodhues të verës nga e gjithë Ukraina, Bullgaria dhe Moldavia.
Çdo vit, më 6 maj, shqiptarët e Besarabisë përkujtojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu (fakti interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët festojnë Shën Gjergjin, prandaj edhe shqiptarët e edhe gagauzët bëjnë kurban).
Fshati Karakurt ndodhet afër Bolhradit në Besarabia. Fjala “Karakurt” vjen nga Turqia që do të thotë “Tokë e zezë “. Ky është emri i një prej merimangave më helmuese. Ndoshta misteri nuk do të zgjidhet kurrë: pse kolonistët shqiptarë, bullgarë dhe gagauzianë e quajtën me këtë emër fshatin që ata themeluan në vitin 1811.
Në ditët e sotme, në Karakurt fliten pesë gjuhë: shqip, bullgarisht, gjuha gagauze, ukrainase dhe rusisht. Njerëzit vendas thonë se kur tre njerëz me kombësi të ndryshme takohen dhe diskutojnë me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre flet shqip, atëherë të tre flasin shqip sepse është gjuha kryesore aty.
Në 2001, në Karakurt jetonin deri në 3,000 njerëz, nga të cilët 1,725 janë shqiptarë. Në vitet 1860, disa shqiptarë nga Besarabia u zhvendosën në pjesën veriore të Priazovia. Numri i banorëve të këtyre fshatrave është shumë më i vogël se popullsia e Karakurtit.
Në shekullin XVI, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë (toskë), migruan në pjesën e Bullgarisë lindore, e cila në atë kohë i përkiste Perandorisë Osmane. Shqiptarët jetuan për tre shekuj midis bullgarëve dhe gagauzëve. Shqiptarët migruan në territorin e Ukrainës në mes të shekullit të XVIII, kur këto toka ndodheshin nën pushtimin e perandorinë ruse. Në atë kohë, shumica e tyre përbëhej nga vullnetarë shqiptarë që kishin shërbyer në Marinën ruse gjatë luftës ruso-turke. Pasi lufta mbaroj, u vendosën rreth Odesës. Ka dy rrugë të njohura të lidhura me shqiptarët në qendrën historike të Odesës – Mala Arnautska dhe Velyka Arnautska. Në shekullin XIX, shqiptarët ortodoksë u quajtën “arnautë”.
Një nga shkaqet e zhvendosjes së shqiptarëve gjatë viteve 1806-1812 në Besarabi ishte për shkak të shtypjes kombëtare dhe fetare në Ballkan, që ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Disa mijëra familje ortodokse shqiptare refuzuan konvertimin në fenë islame dhe filluan të kërkonin për një vend të ri për të jetuar. Në atë kohë kishte, shumë vende të pabanuara ishin në Besarabi dhe Priazovi.
Sipas burimeve të ndryshme, komuniteti i shqiptarëve të Ukrainës ka midis 5,000 dhe 10,000 anëtarë, ndërsa më pak se gjysma e tyre flasin gjuhën shqipe. Përveç fshatrave në Besarabi dhe Priazovia, shqiptarët gjithashtu jetojnë në qytete të tilla të mëdha, si: Odesa, Izmail, Donetsk, Luhansk, Kyiv, Kharkiv, Lviv, etj.
Organizata e parë shqiptare në Ukrainë, e cila u krijua në 1993, sot nuk ekziston më. Disa organizata janë krijuar në Besarabi me kalimin e kohës, të tilla si Shoqata Kulturore dhe Edukative Shqiptare: Rilindja dhe Qendra Karakurt për Kulturën Shqiptare, e cila u hap në vitin 2016. Aktualisht, Shoqëria Kulturore dhe Edukative Shqiptare “Dardania”, operon në rajonin e Priazovia.
Kreu i Shoqatës “Rilindja”, një shqiptar, Rodion Pandar, lindi në Karakurt, u diplomua nga një shkollë lokale, më pas në universitetin e Odesës. Ai ka jetuar dhe punuar në Stamboll dhe Odesë për disa vite, por më pas u kthye në vendlindjen e tij, Besarabia.
“Sipas traditës shqiptare, djali i vogël duhet të qëndrojë në shtëpinë ku ai lindi. Kjo sepse ai është trashëgimtari. Kështu që pasi punova në Stamboll (nga 1994 në 1996), prindërit e mi më thanë: ‘Bir, po mendon të kthehesh në atdheun tënd?’ Unë i thashë: ‘Baba, por unë kam një biznes shumë të mirë në Turqi!’ Dhe ai u përgjigj: ‘Nëse je shqiptar, eja në shtëpi’. Dhe u ktheva”, thotë ai.
Rodion shprehet se kombet e shumta në Karakurt dhe në fshatrat e tjerë të Besarabisë janë një fenomen i zakonshëm. Pas vitit 1991, procesi i mësimdhënies në shkollat lokale u zhvillua në rusisht për një kohë të gjatë.
““Fshati ynë ka më shumë se 200 vjet. Sot nuk ka asnjë ndryshim kush je , pavarësisht kombeve të shumta. Shumica e njerëzve të fshatit flasin tre gjuhë. Unë u detyrova të mësoja gjuhën ukrainase vetë”, shprehet Pander. /abcnews.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitari i Kosta Novakoviqit, për krimet e Serbisë në Shqipëri
Nga ishin Kastriotët?!
FYTYRA E KANDIDATIT POLITIK NGA PLLAKATI NË RRUGË
Pse është tepër vonë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore?!
Tipare të prozës poetike te Migjeni
Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin