Gjatë prezantimit të tij si lojtar i Real Madridi në Santiago Bernabeu, Mateo Kovacic kishte marrë me vete edhe familjen e tij, por ajo që mori vëmendje nga mediat spanjolle ishte e dashura e tij super-seksi.

Ajo quhet Izabel Andrijanic dhe me profesion është modele, ndërsa ka studiuar edhe ekonominë ne Zagreb. Është kroate, por ka origjinë nga Zvicra.


Dashuria në mes të Izabelas dhe Kovacicit është shumë e hershme, pasi ata janë njohur në kishën e një fshati në Kroaci shumë vite më parë, pasi ajo këndonte në kor, kurse Mateo ishte djalë altari.

Edhe bukuroshja, ngjashëm si futbollisti, është 21-vjeçare, ndërsa shumë shpejt pritet që karriera e saj prej një modele të lulëzojë, pasi vëmendja që do të këtë në Madrid do të jetë shumëfish më e madhe se ajo në Milano. /Telegrafi/