Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!
AllWeb po afron me ritme të shpejta, dhe dy nga folësit që pritet të sjellin një frymë të re në konferencë janë Sirous Kavehercy dhe Lara Acosta. Me përvoja unike dhe perspektiva të freskëta në fushën e komunikimit, inteligjencës artificiale dhe brandimit personal, këta dy profesionistë ofrojnë njohuri që çdo pjesëmarrës do të dëshirojë të marrë me vete. Sirous Kavehercy: Frymëzim nga përvoja e një pioneri në teknologji A keni menduar ndonjëherë si dukeshin ditët e para të internetit? Sirous Kavehercy, një nga emrat më të spikatur në inovacion dhe botën digjitale, ka qenë aty që nga fillimi. Që në vitet ’80, Sirous mësoi programim kur interneti ishte ende një koncept i largët, dhe sot është një nga ekspertët më me përvojë në botë në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe komunikimit global. Në AllWeb 2024, Sirous do të na tregojë se si AI po ndryshon mënyrën se si udhëheqim dhe komunikojmë në botën diGJitale. Ai do të ndajë përvoja të vërteta nga karriera e tij ndërkombëtare, duke na dhënë një vizion të qartë të së ardhmes dixhitale. Me një histori të pasur dhe rrëfime personale, prezantimi i tij do të jetë një udhëtim që nuk duhet humbur. Përfitoni nga oferta Super Early Bird për të marrë biletën tuaj online me një çmim të reduktuar!

Nëse ndërtimi i një marke personale ju ka intriguar ndonjëherë, atëherë Lara Acosta është personi që duhet të dëgjoni. Konsideruar si krijuesja e përmbajtjes #1 në LinkedIn për vitin 2023, Lara është e njohur për strategjitë e saj praktike dhe të thjeshta për të ndërtuar një prani të fuqishme online. Ajo filloi karrierën e saj ndërsa ende studionte për master, duke themeluar LA Digital, një agjenci që ndihmon sipërmarrësit të ndërtojnë markën e tyre personale. Sot, ajo ndihmon mijëra njerëz të shfrytëzojnë fuqinë e LinkedIn-it për të rritur ndikimin e tyre profesional dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme. Në AllWeb, Lara do të ofrojë teknika të provuara për ndërtimin e markës personale dhe se si mund të shkëlqeni në LinkedIn. Me strategjinë e saj “No fluff, just stuff”, Lara premton të ndajë vetëm ato metoda që funksionojnë me të vërtetë dhe që mund t’i implementoni menjëherë. Përfitoni nga oferta Super Early Bird për të marrë biletën tuaj online me një çmim të reduktuar!




























