Me rritjen e kërcënimeve nga organizatat terroriste në vende të ndryshme të botës, ushtritë e fuqive të mëdha vazhdimisht investojnë shuma të majme të parave që të parandalojnë ndonjë luftë të mundshme.
Kështu “Business Insider” ka publikuar listën e grupit bankar “Credit Swiss”, të 20-të fuqive më të mëdha ushtarake në botë, transmeton Telegrafi.
Kanadaja
Buxheti: 15,7 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 92.000
Tanke: 181
Numri total i aeroplanëve: 420
Nëndetëse: 4
Kanadaja sipas “Credit Swiss” është në fund të listës, për shkak të numrit të vogël të personelit aktiv ushtarak, mungesës së aeroplanmbajtësve, helikopterëve, si dhe për shkak të numrit të vogël të tankeve dhe nëndetëseve.
Indonezia
Buxheti: 6,9 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 476.000
Tanke: 468
Numri total i aeroplanëve: 405
Nëndetëse: 2
Ushtria indoneziane është ranguar një numër para Kanadasë, për shkak të numrit më të madh të personelit aktiv ushtarak dhe numrit të madh të tankeve. Megjithatë, ushtria e tyre vuan nga mungesa e helikopterëve, aeroplanëve dhe nëndetëse.
Gjermania
Buxhet: 40.2 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 179.046
Tanke: 408
Numri total i aeroplanëve: 663
Nëndetëse: 4
Gjermania nuk është pozicionuar edhe aq mirë në rang listën për shkak të mungesës së personelit aktiv ushtarak që planifikon t’i angazhoj në të ardhmen, por ekziston mundësia që gjermanët qëllimisht nuk publikojnë të dhëna për planet ushtarake, dhe është e natyrshme duke marrë parasysh situatën aktuale dhe rolin që e ka ushtria gjermane në NATO.
Polonia
Buxhet: 9,4 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 120.000
Tanke: 1.009
Numri total i aeroplanëve: 467
Nëndetëse: 5
Ushtria polake qëndron pas Gjermanisë konsiderojnë analistët, edhe pse polakët kanë numër më të madh të tankeve dhe të flotës së nëndetëseve, por numrin më të vogël të aeroplanëve luftarak për dallim nga gjermanët.
Tajlanda
Buxhet: 5.39 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 306.000
Tanke: 722
Numri total i aeroplanëve: 573
Nëndetëse: 0
Aeroplanmbajtëse: 1
Ushtria tajlandeze udhëhiqet nga mbretëria e Tajlandës dhe Qeveria që nga grusht shteti ushtarak i vitit 2014. Ushtria luan rolin kyç në ruajtjen e unitetit të këtij vendi, dhe për këtë arsye nuk është edhe aq keq në këtë top listë.
Australia
Buxhet: 26.1 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 58.000
Tanke: 59
Numri total i aeroplanëve: 408
Nëndetëse: 6
Ushtria mbretërore e Australisë është relativisht e vogël dhe nuk është edhe aq mirë e pozicionuar në listë, edhe përkundër numrit aktiv të personelit ushtarak, numrit të tankeve.
Izraeli
Buxhet: 17 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 160.000
Tanke: 4.170
Numri total i aeroplanëve: 684
Nëndetëse: 5
Izraeli ka një ushtri të vogël. Por, pasi që shërbimi ushtarak është i obligueshëm, ky vend është pothuajse 24 orë ushtarakisht i gatshëm. Izraeli ka një numër të madh të tankeve, aeroplanëve dhe helikopterëve dhe konsiderohet si fuqia më e madhe në Lindjen e Mesme.
Tajvani
Buxhet: 10,7 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 290.000
Tanke: 2005
Numri total i aeroplanëve: 804
Nëndetëse: 4
Tajvani futet në top pesëshen e vendeve me helikopterë luftarak, gjithashtu posedon një numër të madh të aeroplanëve dhe tankeve moderne.
Egjipti
Buxhet: 4,4 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 468.500
Tanke: 4624
Nëndetëse: 4
Pas Izraelit, ushtria egjiptiane është fuqia më e vjetër dhe më e madhe në Lindjen e Mesme. Ky vend merr ndihmë financiare nga SHBA-të, dhe është në pesëshen e artë sa i përket numrit të tankeve.
Pakistani
Buxhet: 7 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 617.000
Tanke: 2924
Numri total i aeroplanëve: 914
Nëndetëse: 8
Ushtria pakistaneze është një nga fuqitë më të mëdha ushtarake në botë sa i përket numrit të personelit aktiv ushtarak. Ky vend është fuqi bërthamore, e cila nga viti në vit po përparon me hapa të shpejtë.
Turqia
Buxhet: 18.2 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 410.500
Tanke: 3.778
Numri total i aeroplanëve: 1.020
Nëndetëse: 13
Forcat e armatosura turke janë tejet të fuqishme, dhe është fuqia e dytë në NATO sa i përket fuqisë së këmbësorisë. Edhe pse këtij vendi i mungojnë aeroplanmbajtëset, vetëm pesë vende kanë më shumë nëndetëse sesa Turqia. Përveç kësaj, turqit posedojnë një numër tejet të madh të tankeve moderne, aeroplanëve dhe helikopterëve.
Mbretëria e Bashkuar
Buxhet: 60.5 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 146.980
Tanke: 407
Numri total i aeroplanëve: 936
Nëndetëse: 10
Edhe pse Mbretëria e Bashkuara planifikon të zvogëlojë për 20 për qind numrin e forcave të armatosura, britanikët janë fuqi bërthamore dhe mund të vazhdojnë të llogarisin në fuqinë ushtarake në botë. Përveç flotës tejet të fuqishme bërthamore, nëndetëseve dhe anijeve luftarake, ky vend posedon edhe një numër të madh të aeroplanëve luftarak.
Italia
Buxhet: 34 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 320.000
Tanke: 586
Numri total i aeroplanëve: 760
Nëndetëse: 6
Ushtria italiane është renditur mirë në rang listë për shkak se posedon dy aeroplanmbajtëse dhe helikoptermbajtëse. Aeroplanët, helikoptermbajtëset, nëndetëset, helikopterët dhe luftanijet, i kanë rritur fuqinë ushtarake Italisë.
Franca
Buxhet: 62.3 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 202.761
Tanke: 423
Numri total i aeroplanëve: 1.264
Nëndetëse: 10
Fuqia ushtarake e francezëve është relativisht e vogël, por shumë mirë e trajnuar dhe profesionale. Përveç se është fuqi bërthamore, francezët kanë futur në përdorim aeroplanmbajtëset e reja.
India
Buxhet: 50 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 1.325.000
Tanke: 6.464
Numri total i aeroplanëve: 1905
Nëndetëse: 15
India konsiderohet si një nga fuqitë më të mëdha ushtarake në botë. Indianët kanë numrin më të madh të ushtarëve në botë si dhe të tankeve dhe aeroplanëve, pas SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë. India është gjithashtu fuqi bërthamore, dhe posedojnë aeroplanmbajtëse dhe helikopterë modern.
Japonia
Buxhet: 41.6 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 247.173
Tanke: 678
Numri total i aeroplanëve: 1613
Nëndetëse: 16
Ushtria japoneze është relativisht e vogël, por megjithatë është mirë e trajnuar dhe e pajisur me armë moderne. Marina japoneze ka flotën e katërt më të fuqishme në botë, si dhe posedon katër aeroplanmbajtëse, edhe pse ato aktualisht përdoren si helikoptermbajtëse.
Kina
Buxhet: 216 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 2.333,000
Tanke: 9.150
Numri total i aeroplanëve: 2.860
Nëndetëse: 67
Ushtria kineze viteve të fundit është rritur dukshëm sa i përket aftësive luftarake, derisa sa i përket fuqisë njerëzore konsiderohet si më e madhja në botë. Armata kineze është e dyta në botë sa i përket numrit të tankeve pas Rusisë, si dhe fuqia e dytë në botë sa i përket forcës detare pas SHBA-ve.
Rusia
Buxhet: 84.5 miliardë dollarë
Personeli aktiv ushtarak: 766.055
Tanke: 15.398
Numri total i aeroplanëve: 3429
Nëndetëse: 55
Forcat e armatosura të Federatës Ruse janë fuqia e dytë ushtarake në botë. Ajo ka fuqinë më të madhe në botë sa i përket numrit të tankeve, fuqia e dytë botërore sa i përket aeroplanëve dhe e treta kur është në pyetje flota detare, pas Kinës dhe SHBA-ve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Buxhet: 601 miliardë dollarë
Personel aktiv ushtarak: 1.400.000
Tanke: 8.848
Numri total i aeroplanëve: 13.892
Nëndetëse: 72
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të shpenzojnë më së shumti para kur është në pyetje ushtria – plot 601 miliardë dollarë, që i bie më së shumti në botë. Përparësia e tyre më e madhe ushtarake është flota e tyre prej 10 aeroplanmbajtëseve më të mëdha në botë. SHBA-të kanë larg më shumë aeroplanë se çdo vend tjetër në botë, si dhe posedojnë teknologjinë më të avancuar. Përveç marinës më të fuqishme, posedojnë topin laserik që asnjë vend tjetër nuk e ka.
Koreja e Jugut
Buxhet: 62.3 miliardë dollarë
Personel aktiv ushtarak: 624.465
Tanke: 2.381
Numri total i aeroplanëve: 1412
Nëndetëse: 13
Koreja e Jugut për dallim nga Koreja e Veriut posedon më pak personel ushtarak, por shumë më moderne dhe më të përgatitur. Ajo posedon nëndetëset më moderne, helikopterë luftarak si dhe një numër solid të personelit ushtarak. Ky vend gjithashtu posedon një numër të madh të tankeve, dhe konsiderohet si vendi i gjashtë në botë sa i përket aviacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Amnisti armësh: Burri në Danimarkë dorëzon 80 revole, 140 kilogramë muinicion dhe granatë të Luftës së Dytë Botërore
Trump takohet me presidentin e Argjentinës, takimi i parë me një lider të huaj që nga fitorja e tij në zgjedhje
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
Trump takohet me presidentin e Argjentinës, takimi i parë me një lider të huaj që nga fitorja e tij në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët