Asnjëherë nuk është dhënë një shifër e saktë se sa muxhahedinë kanë marrë azil politik në Shqipëri. Por John Bolton, pjese e Partisë Republikane amerikane dhe ish-ambasador i Kombeve të Bashkuara i cili ndodhet në Tiranë dha se janë disa mijëra.
Bolton, që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump, ka dhënë një intervistë për Top Story me Sokol Ballën ku ka treguar se Shqipëria u ka dhënë azil mijëra anëtarëve të opozitës iraniane.
Cilat janë arsyet e vizitës tuaj në Tiranë?
Bolton: Kam ardhur që të qëndroj me opozitën iraniane që të festojmë Sulltan Novruzin, që është viti i ri iranian. Është një vizitë shumë e shkurtër, por është interesante të shikoj sesi refugjatët iranianë janë përshtatur dhe dua t’i shpreh mirënjohjen time qeverisë së Shqipërisë që u ka dhënë azil.
Deri ku shkon mirënjohja amerikane ndaj Shqipërisë për këtë që ajo bëri për opozitën iraniane?
Bolton: Në fakt, trajtimi i opozitës iraniane ka qenë një mundësi e rrallë për një bashkëpunim dypartiak sot në SHBA. Ka qenë një mjedis shumë i përçarë mes Partisë Republikane dhe asaj Demokratike. Në fakt, në këtë rast gjetën unitetin që t’i japin një zgjidhje kësaj krize me iranianët, prandaj i jemi shumë mirënjohës qeverisë shqiptare që u ka dhënë statusin e refugjatit disa mijëra personave. Në këtë rast është pritur shumë mirë në mbarë spektrin politik amerikan.
A ka ndryshim në pozicionin e Uashingtonit sa i përket opozitës iraniane, sidomos tani në fuqi është administrata Trump, që ka një qasje tjetër për marrëveshjen me Iranin, ndryshe nga administrata Obama?
Bolton: Është një situatë tjetër në politikën amerikane pas 20 janarit. Shumë dimensione lidhur me Iranin, programin bërthamor dhe opozitën aty vazhdojnë të qëndrojnë, sepse janë rutinë për administratën e re, por unë mendoj që është e qartë që Presidenti Trump ka një kendvështrim krejt tjetër sa i takon rrezikut që vjen nga Irani dhe ai vazhdon luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Pra le të themi që është një kendvështrim krejt tjetër nga ai i Obamas.
Pra, roli i Shqipërisë në këtë çështje, me ndryshimin e administratës Trump merr një vlerë tjetër?
Bolton: Sigurisht që është më i konsiderueshëm si qëndrim, sepse ky qëndrim ndaj opozitës iraniane do të pritet mirë në Uashington. Ka shumë opozitë ndaj regjimit të Teheranit, kryesisht të rinj dhe shumë të tjerë. Mendoj se Ajatollahu është shumë jopopullor atje dhe pikërisht fakti që qëndron në pushtet është përmes forcës ushtarake dhe trupave të gardës revolucionare iraniane. Ka edhe shumë forca të tjerë të opozitës që nuk i dimë, por qasja ndaj Iranit do të jetë ndryshe. Ne nuk e kemi parë ende të gjitha provat dhe dëshmitë për këtë, por kemi parë udhëtimin e Sekretarit të Shtetit në Lindjen e Largët, ku ka thënë se vjen një rrezik tjetër bërthamor nga Koreja e Veriut, ku qëndrimi që mbante Obama nuk vazhdon më. Pra, nuk do të mbahet më nga administrata e re amerikane.
Pra ju shikoni ata mijëra pjesëtarë të opozitës iraniane që kanë statusin e refugjatit politik në Shqipëri, ndoshta në një moment të dytë mund të jenë subjekt i trajnimit, stërvitjeve, pra riaktivizimit të tyre në betejën në kundërshtimin ndaj regjimit në Iran?
Bolton: Nuk mendoj se do të jetë e mundur që të parashikohet në këtë moment se çfarë do të ndodhë, sepse varet shumë opozita iraniane. Unë personalisht kam ca kohë që mendoj se regjimi i Ajatollahut përbën rrezik ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare në nivel global dhe përgjigja afatgjatë do të ishte ndryshimi i regjimit të Teheranit. Ne shpresojmë që populli i Iranit ta zgjedhë vetë qeverinë. Ne nuk e dimë se kush do ta fitojë zgjedhjet, por aspirata jonë duhet të jetë që të kemi mundësinë për të patur zgjedhje të rregullta dhe të lira. Është shumë herët, sepse jemi në fillimet e administratës së Trumpit dhe nuk i dihet si do të vazhdojë. Mendoj se popujt e Europës, por edhe në SHBA duhet të kuptojnë se nuk është më administrata e Obamas. Është një këndvështrim krejtësisht tjetër sa i takon rrezikut që përbën regjimi i Teheranit përmes programit bërthamor dhe mbështetjes që i japin terrorizmit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos