LAJMI I FUNDIT:

“Dosjet e Panamasë”: Njeriu pas “skemave mashtruese financiare” është i biri i një oficeri nazist

“Dosjet e Panamasë”: Njeriu pas “skemave mashtruese financiare” është i biri i një oficeri nazist

Njeriu pas “skemave mashtruese financiare” të cilat u zbuluan nga “Dosjet e Panamasë” që ruan pasurinë klandestine të elitës botërore është i biri i një oficeri nazist SS, nga njësia e njohur “Divizioni i Vdekjes”.

Jürgen Mossack është “thelbi” i çështjes së rrjedhjes më të madhe të të dhënave financiare në histori, dhe dyshohet se ka ndihmuar udhëheqësit botërorë, politikanë dhe të famshëm të tjerë në pastrimin e parave, shmangie të sanksioneve dhe të tatimit, nga baza e tij në Panama.

E tani është zbuluar se babai i tij, Erhard Mossack, ishte anëtar i njësisë luftarake naziste e njohur si “Divizioni i Vdekjes”, njësia e tmerrshme gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.


Sot, gjysmë-vëllai i tij Horst, ka folur për “shokun dhe shushatjen” e tij me lajmet e demaskimit të gjysmë-vëllait të tij.

Ai e përshkroi historinë e familjes që çoi në ftohjen ndërmjet vëllezërve dhe motrave, dy prej të cilëve u rritën nga një njeri i cili jo vetëm që kishte luftuar me nazistët, por më vonë u bashkua me CIA-n për të kryer spiunazh në Kubë.

Horsti, 68-vjeçar, herën e fundit e kishte parë vëllaun e tij, 60 vite më parë kur ai e la vendin e quajtur
Fürth in Bavaria, i cili mban emrin e babait të tij Erhard.

Tani duke jetuar në Schwarzwald në Gjermani, Horst ka lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të quajtur Luisa Herzog.

“Kjo ishte e turpshme në ato ditë kështu që unë u vendosa për adoptim”, ka thënë ai për MailOnline.

“Nëna ime më vonë u martua me Erhard Mossack. Kështu që unë më vonë e mora këtë emër”.

“Ajo që ka dalë nga Dosjet e Panamasë është një lajm tronditës, befasues,… por unë nuk mund të them se jam i turpëruar, sepse unë nuk kam asnjë lidhje me të”.

“Kanë kaluar kaq vite dhe ne nuk kemi pasur kontakte më. Ai ishte vetëm një fëmijë. Gjithë çka di është se kam dëgjuar se ai shkoi në Londër dhe ka jetuar atje për një kohë të gjatë”, ka thënë ndër tjerash Horst.

“Ai ka një vëlla që quhet Peter dhe një motër që quhej Marion në Gjermani. Të dy, nëna ime dhe babai i tyre tani janë të vdekur. Mbaj mend që babai i tyre, Erhard Mossack, ishte pjesë e SS. Besoj se pas luftës, ai u bë një gazetar”, ka shtuar më tej Horst. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori