Duro Mustafai
Ka ndodhur 40 vjet më parë… Në një nga korridoret e Lidhjes së Shkrimtarëve bisedoja me njeriun e qetë e të urtë, shkrimtarin e ditur, skenaristin e njohur e redaktorin e atëhershëm të gazetës “Drita”, Vath Koreshin. Kur befas vjen Dritëro Agolli, që ishte atëherë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. “E more çuna, na thotë ai me humor, me se po merreni, me hallet e popullit?”.
Buzëqeshëm, ndërkohë që vjen Flutura, përgjegjësja e Bibliotekës së Lidhjes dhe lëshon si një pasthirrmë fjalët: “Oh, sa mirë që ju takova!”. Dhe, si me nxitim shton: “Shoku Dritëro, kisha një problem të rëndësishëm për t’ju thënë!”. “Thuaje, se këtu të gjithë me probleme të rëndësishme merren. Edhe ata që nuk punojnë fare, kështu thonë, na mbytën punët e rëndësishme… Ndodh si me atë personazhin e famshëm të letërsisë ruse, Akaki Akakieviçin, që kur e pyetën se çfarë bën, u përgjigj: Ja, punoj, zgjidh nyje e lidh nyje”, i tha Dritëroi.
Po, Flutura, një vajzë energjike dhe e përkushtuar ndaj punës, që ndjeu atë shakanë thumbuese të Dritëroit, shtoi: “E kam seriozisht, prandaj, ju lutem, më dëgjoni” (duke na u drejtuar të treve). E dëgjuam me vëmendje. “Na ka gjetur belaja me disa nga shkrimtarët që marrin libra nga biblioteka dhe na i kthejnë me vonesë, ose nuk i kthejnë fare…”. “Po kush janë këta shkrimtarë që nuk i kthejnë librat?”, pyeti Dritëroi, si i çuditur.
“Po ja, si të them, se më vjen edhe rëndë t’u përmend emrin”, megjithëse përmendi disa emra e shtoi: “Edhe shoku Vathi ka marrë libra dhe akoma nuk na i ka prurë në bibliotekë”. Hodha vështrimin te Vathi. Ai kish ulur kokën e diçka mërmëriste, por nuk foli, ndërsa Dritëroi do të vazhdonte fjalën.
“Si moj Flutur, si?! Paska shkrimtarë që marrkan libra të bibliotekës për t’i lexuar dhe i mbajnë në shtëpi, për vete?! Dhe unë nuk e dija? Po kjo është vjedhje…”! “Ashtu them edhe unë , shoku Dritëro. Është vjedhje…”. Atëherë Dritëro Agolli, në një atmosferë serioziteti përdori një shprehje me humor, që askush prej nesh nuk e priste.
“Si thatë, si thatë, vjedhje?! Po është vjedhje e kulturës, ama, ne ku ta gjejmë që jo vetëm shkrimtarët, por i gjithë populli të vihej në radhë për të ‘vjedhur’ kulturë. Kultura të ndrit mendjen e ripërtërin kombin. Pastaj, pse ke frikë ti, të gjithë njerëzit e ditur do të vinin në bibliotekë e do të thoshin: Ë, mo, se kulturë vodhën, nuk vodhën fasule”.
Dhe, Dritëroi, u kthye nga Vathi, i bëri shenjë me kokë dhe i shkeli syrin, me nënkuptimin që librat t’i çojë sa më parë në bibliotekë. I miri Vath Koreshi uli kokën e buzëqeshi në shenjë mirëkuptimi, por shtoi se vetëm një libër ka nga biblioteka, e se gjer të nesërmen edhe atë do ta dorëzonte. Ky ishte dialogu i Fluturës me Dritëronë.
Po mua më mbetën në mendje ato fjalët e Agollit: “Ë, mo, se kulturë vodhën, nuk vodhën fasule!”. E do më vinte ndërmend një ngjarje, e disa vjetëve të shkuara, të cilën dikur e kam përmendur. Atëherë, së bashku me Dritëronë ishim gazetarë te “Zëri i Popullit”. Atë ditë Dritëroi sapo ishte kthyer në redaksi, pas një shërbimi në rrethet e Fierit e të Lushnjës dhe do të tregonte se një nga kryetarët e kooperativave bujqësore i kish shprehur një shqetësim.
“Ç’po na ndodh kështu, shoku Dritëro, e po edhe vajzat të vjedhin fasule? Kjo nuk ish parë e as dëgjuar”. Dhe, kryetari kish treguar, që disa nga vajzat vinin në mëngjes në punë, me shtëmat e mbushura me ujë, ndërsa mbrëmjeve, kur largoheshin për në shtëpi, shtëmat e zbrazura, i mbushnin me fasule. Sado që raste të tilla ishin të rralla, kryetari i ishte lutur Dritëroit të shkruante një kritikë në gazetë.
“Shkruaj, të lutem shkruaj, që të zënë mend, e ngjarje të tilla të mos përsëriten”, i kish thënë kryetari i kooperativës. Po, gjithsesi kryetari kish shtuar që problemi të mos zmadhohej se kish frikë që kooperativës, gjer atëherë e dalluar, të mos i dilte “nami i keq”. Po edhe Dritëroit iu duk e rëndë të shkruante artikull kritik te “Zëri”, për ato “vajzat si lule”, prandaj gjeti një formë tjetër më të lehtë kritike, atë të botimit të vargjeve humoristike, te Revista “Hosteni” e Niko Nikollës.
Dhe, vargjet e vjershës ishin: “Ju vajzat si lule/ Që mbillni fasule/ Mbillni, mbillni, mbillni/ Mbillni, po mos vidhni… Ne vajzat si lule/ Që mbjellim fasule/ Mbjellim, mbjellim, mbjellim/ Ka edhe që vjedhin…. Dhe vjedhja që në ato vite, edhe për një kokërr fasule, përbënte një vepër të rëndë e që të bënte të mos e ngrije kokën për gjithë jetën, hyri në vargjet humoristike të Dritëro Agollit. Por, vargje të tilla, më vonë, kushedi, mund të bëheshin edhe një këngë satirike e humoristike për grupin artistik të rinisë në kooperativë.
***
Këtë ngjarje të 40 viteve të shkuara do ta gjeja këto ditë tek përsëritej në Tiranë, në një formë tjetër interesante, në stendën e një libra vijon nga faqja një e gazetashitësi. E kam mik atë, Eqerem Shakajn, njeriun e kulturuar e të dashuruar me kulturën, që fati e solli të shiste libra e gazeta, në një moshë të thyer, në mes të Tiranës.
E pyeta për punën e ai me gjysmë zëri do të më tregonte, se kish raste që lexues të shumtë zinin një cep muri dhe ashtu në këmbë, shfletonin gazetat e ditës, pastaj ia dorëzonin ato shitësit e largoheshin, duke i thënë si me përtim një “Faleminderit, shihemi nesër!”.
“Po ti, i dashur Eqerem, nuk u thua t’i blejnë gazetat, se një mall që merret e shfrytëzohet, nuk kthehet, ai paguhet, apo jo?”, i thashë. “E, kështu është, po ata që lexojnë veresie, përgjithësisht janë të njohurit e mi, bashkëfshatarë, pensionistë, po ka edhe të tjerë, që thonë se paratë s’u dalin për kafe. Po e keqja nuk qëndron vetëm këtu. E keqja shfaqet kur lexuesit e gazetave, nisin diskutimet për shkrimet e botuara, bëjnë “analiza” e debate me zë të lartë, e nganjëherë zihen me njëri-tjetrin, sa që më duhet t’i ndaj”.
U them: “Pse ore, këtu e gjetët të bëni politikë partiake, në rrugë e para gazetave? Këtu s’jemi në Parlament!”. Dhe Eqeremi, një njeri dashamirës e tolerant, do të më thoshte si me shaka edhe se “Na gjeti belaja, njerëzit gjejnë mënyra për të ‘vjedhur kulturë’. Apo, si ta quajmë këtë korrupsion pasiv?”. E më fund do të shtonte se “edhe me librat ka një fenomen tjetër”. Libri nuk lexohet dot këtu, në këmbë, prandaj ka nga ata që më thonë: ta marr këtë librin e ta sjell nesër në mëngjes, se e lexoj tërë natën unë.
E merr tjetri librin, si në bibliotekë, e ‘harron’ ta sjellë’. E dëgjoj këtë monolog trishtues të Eqeremit, e më kujtohet ankesa e Fluturës dhe fjalët e Dritëroit. Dhe duke e përqafuar mikun tim i them me shaka : “Mos u mërzit se, të japësh kulturë pa para është fisnikëri, ta vjedhësh kulturën është nder. Dhe ajo që i mungon njeriut, nuk blihet por dhurohet, ose përvetësohet”. Këto nuk janë këshillat e mia, por i kam dëgjuar nga njerëz të kulturës, që ‘vidhnin kulturë’, atëherë kur edhe unë punoja si gazetar”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje