"Dancing with the Stars" është kthyer në një prej spektakleve më të ndjekura të momentit në ekranet shqiptare.

Ndonëse është rikthyer si format pas shumë vitesh në Vizion Plus, ky spektakël është organizuar në Shqipëri qysh në vitin 2010.


Në edicionin e dytë të këtij spektakli, pjesëmarrëse ka qenë bukuroshja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, e cila bart titujt "Miss Peja, "Miss Kosova" dhe "Miss Shqipëria".

unknown 318524026 557603259514768 3276700551341599618 n

Ajo kishte kërcyer krah balerinit të njohur italian, Simone Pigliaceli, me të cilin kishte arritur të kualifikohej deri në gjysmëfinale.

Në mbrëmjen gjysmëfinale, kishte qenë balerini i njohur profesinist Ilir Shaqiri ai i cili kishte dhënë verdiktin final se kush do të kualifikohej për në finalen e madhe.

unknown 318576623 124124256982558 7891869556521070499 n 1

Ai ia kishte dhënë këtë mundësi këngëtarit Shpat Kasapi dhe balerinës Isida Mollaymeri, të cilët ishin finalistët e tretë - ndonëse në gjysmëfinale kishin rezultuar të fundit me pikët e jurisë dhe publikut.

Mos-kualifikimi i Agnesës në finalen e këtij spektakli, mbahet mend si një nga padrejtësitë më famëkeqe të ndonjë konkursi në ekranet shqiptare.

unknown 318680024 189070153632795 545241558412808180 n

Fitues i atij viti ishte shpallur artisti Enver Petrovci nga Kosova. /Telegrafi/

unknown 318342666 389400166685506 7387045718400840305 n Agnesa Vuthaj dhe Simone në 'Dancing with the Stars Albania 2' (Foto: Arkiv)