LAJMI I FUNDIT:

Një vend i pazakontë që nuk e keni ditur: Pasioni i fshehur i Eneda Tarifës (Foto/Video)

Një vend i pazakontë që nuk e keni ditur: Pasioni i fshehur i Eneda Tarifës (Foto/Video)

E shkëputur prej pak muajsh nga ekrani, duket se në këtë moment të jetës Eneda Tarifa ka më shumë kohë të lirë. Jo sepse nuk ka gjëra për të bërë, përkundrazi ka shumë, por pas 6-vjetësh punë intensive në “Portokalli”, tani ka kohë për t’u marrë më shumë me muzikën, me projektet e reja, por edhe me pasionet e saj të fshehura.

E ftuar pasditen e së hënës në programin “Rudina” në Tv Klan, Eneda ka rrëfyer më shumë për këtë “çlodhje” televizive, për të cilën kishte vërtet nevojë:

Kalova një periudhë shumë të bukur 6-vjeçare pranë një spektakli shumë të bukur, i cili më dha disa dimensione të tjera, siç ishte aktrimi dhe prezantimi…” – tregon ajo, duke e komentuar këtë shkëputje me fjalët: “Nuk jemi të përjetshëm, të pazëvendësueshëm. Televizionet ndjekin praktikat e rotacionit, ndodh edhe me ekranet e mëdha.


enda

Ndërsa tani do merret më shumë me muzikë, edhe pse “Portokallia” nuk e kishte penguar për të marrë pjesë në evente të mëdha, siç ishte edhe rasti i Festivalit Europian, por 6 vjet intensive në një punë të vështirë ishte shumë dhe e lodhshme. Kam nevojë të kem një periudhë pushimi, sepse aty janë gjërat, nuk kam frikë për të ardhmen. E di që nëse do kem dëshirë për një projekt të madh, do ta bëj, sepse punoj fort.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe këngëtarja po merret edhe më shumë me sport. Dhe jo vetëm me palestër, siç mund të mendojë lehtësisht kushdo, por me qitje. Kishte qenë një pasion i fshehur, deri diku, i artistes, derisa zbuloi poligonin e qitjes me disa kolegë. Më vonë shkoi edhe disa herë të tjera vetë dhe i pëlqeu:

Këtu jam për të vrarë kohën, por mbi të gjitha për të goditur padrejtësinë në botë, varfërinë, çdo vuajtje të mundshme që njerëzit mund të kenë. E bëj shpesh dhe ndihem më mirë.

E pyetur nëse i njeh armët me të cilat ushtrohet, ajo thotë “jo, nuk i njoh, nuk i dalloj. I kam parë vetëm në disa lojëra online, por vetëm kaq.” Megjithatë, qitja i pëlqen, sepse ka zbuluar se është mirë me shenjën dhe është një sport që i largon stresin dhe e bën të ndihet mirë.

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Kalo në kategori