Një vajzë që u rrit me tre baballarë nën një çati ‘mendoi se ishte normale’ – deri në një moment
![Një vajzë që u rrit me tre baballarë nën një çati ‘mendoi se ishte normale’ – deri në një moment](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/06/Screenshot-62-780x439.png)
Një vajzë, e cila u rrit me një dinamikë familjare aspak të zakonshme, nuk e kishte idenë se të jetuarit me nënën e saj dhe tre baballarët – të gjithë nën një çati – ishte pak e çuditshme, derisa ajo u rrit pak.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Raquel Soyka shkoi në TikTok për t’u hapur në lidhje me jetën me tre baballarë në të njëjtën kohë pasi iu përgjigj një thirrjeje që thoshte, “më tregoni diçka që familja juaj ju bëri të mendoni se ishte normale duke u rritur”.
“Pra, e para që më vjen në mendje është të kesh tre baballarë nën një çati; mamaja ime dhe unë, burri i parë i nënës sime, i quajtur Bill Daddy, burri i dytë i mamasë time i quajtur Daddy Rich dhe babai im, i quajtur Daddy Pete, duke jetuar së bashku me vite dhe vite dhe vite”, ka shpjeguar ajo.
Dhe pas shumë pyetjeve nga ndjekësit e hutuar, Raquel shpjegoi se nëna e saj u martua me Bill Daddy në moshën 17 vjeçe, kishte një fëmijë me të dhe më pas u divorcua, para se të takonte Daddy Rich. Së bashku, me Daddy Rich, mamaja e saj kishte dy foshnje, para se të divorcohej.
Mamaja e Raquel më vonë shkoi në një lokal, në moshën 44 vjeç, ku ajo takoi Daddy Pete dhe mbeti shtatzënë me Raquel, megjithatë, pasi ajo lindi, mamaja e saj u martua përsëri me Daddy Rich, i cili e rriti atë për shumicën e viteve të saj të hershme.
@life_of_raquel#stitch with @christy_lats #growingup #notnormal #foryoupage #tellmesomething #tellme #fypシ
Ata erdhën të jetonin së bashku kur Daddy Pete dhe Bill Daddy vuajtën nga disa probleme shëndetësore dhe kishin nevojë për ndihmë për t’u kujdesur, kështu që mamaja e Raquel ofroi t’i merrte brenda – me pëlqimin e burrit tjetër të saj, Daddy Rich.
Sidoqoftë, Raquel u rrit duke i thirrur të tre burrat me titujt e tyre Daddy, dhe vetëm kur ishte 10 vjeçe ajo zbuloi se Daddy Pete ishte babai i saj biologjik.
Megjithatë, ajo e vlerëson burrin e dytë dhe aktual të mamasë së saj, Daddy Rich, për kujdesin ndaj saj.
Është mjaft interesante, kur u pyet nëse shkojnë mirë, Raquel shpjegoi se tre baballarët e saj nuk debatojnë me njëri-tjetrin dhe se çdo “përplasje” që ndodh ka tendencë të jetë midis nënës së saj dhe secilit baba.
Sigurisht që është një situatë e jashtëzakonshme, por me kaq shumë familje të ndara, shumë do të thoshin se është një arritje e pabesueshme për të gjithë që të jetojnë së bashku në mënyrë të tillë, dhe në harmoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-8-780x439.png)
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur
![Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-7-780x439.png)
Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm
![Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-9-780x439.png)
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre
Mijëra breshka të vogla lirohen në Brazil
![Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2-7-780x439.jpg)
Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake
![Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-14-780x439.png)
Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një "mur"
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe